Poezi nga Shkurtë Kadriu Çitaku

Poezi nga Shkurtë Kadriu Çitaku

 

BABAI IM MËSUES

(Për babain tim dhe të gjithë mësuesit e viteve ’90)

mbante në dore lapsin
dhe vizatonte hartën e fliste për historinë
na njohtonte me heronjte dhe tokat epirote
kishte një mëngë të shqyer në setrën e ti
të arnuar e të shfrenuar nga vjetërsia
zemrën e kishte të madhe, të madhe sa bota
nuk ishte në modë të skuqej…
nganjëherë komunikonte me kode që atëbotë s’i kuptoja
babai im fliste rrallë
…asnjëherë se njoha babain tim se kishte një drite në zemër
babai im fliste edhe për luftën, dhe një ditë erdhi ajo…
në bankën ku unë mësoja u gjet helmi
e prap shkuam në shkollë
babai im vazhdonte mësimin për atdheun e vendlindjen
si të ecim përpara, edhe kur të na djegin
dhe një ditë erdhi liria…ah liria që se kisha njohur
e babai im më shihte i buzëqeshur
mbajtur për shkopi, me pensionin e vogël për barna…

 

FËMINA

(Për të gjitha nënat që krijojnë dhe jetojnë në këtë kohë)

në çatin time të vogël 
s’ka vend për kokë të madhe
vec frymës dhe shpirtërave
ndiqen lojrat ndërvete
as natë as ditë kjo koha ime
në sytë e mi gri vec keto pamje
në pëllëmbë dore
fluturuan kujtimet
dhe prap sot është ditë?!

 

Mall’

Me e mledh’ gjumin fije-fije…
n’strehë shpije,
t’rana janë kujtimet
për me ngjall’ shpirtin e rinuem
e me pas bekimin e nanes tem t’njer’,
ah…moti se kam pa…,
n’lumni dit’ve tana
me u k’naq livadheve t’blerueme
qe le’tas vijne n’anrra…
n’plakje t’ shpirtit,
si der’ e vjetnume
nihet gjam’ e tij
n’ujnat e cekuna nga etjet
qe s’nihet e s’dihet burimi…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s