Kalendari poetik: Poeti që e varën sepse…  Kenule Beeson Saro-Wiwa ( (1941-1995) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ken SARO – WIWA

Kalendari poetik: Poeti që e varën sepse…  Kenule Beeson Saro-Wiwa ( (1941-1995) 

U lind më 10 tetor Kenule Beeson Saro-Wiwa (1941-1995), i njohur si Ken, shkrimtar, poet, producent televiziv nigerian; njëri nga intelektualët më të fuqishëm afrikanë. Nga fundi i viteve ’80 u bë zëdhënës për të drejtat e popullsisë së deltës së lumit Niger kundër kompanisë shumëkombëshe SHELL, gjë që e bëri njëherësh edhe armik të qeverisë së korruptuar vendëse. E arrestuan disa herë, por Ken nuk u thye. E varën me ngut më nëntor të vitit 1995, para se të skadonte afati i parashkrimit, Në vitin 1996 avokatja Jenny Green, e Qendrës për Të Drejtat Kushtetuese në Nju Jork hodhi në gjyq kompaninë SHELL. Kompania pranoi të paguante 15 milion dollarë dëmshpërblim për të shmangur gjyqin. Poet i vërtetë është ai që sakrifikohet për popullin e tij, jo ata krokodilë që bëhen tifozë me pushtetin e radhës për t’i thithur sa më shumë gjak njerëzve. Njohim shumë ‘poetë’ që duhet të turpërohen përpara kujtimit të poetit, të njeriut të vërtetë Ken Saro-Wiwa. Vendet ku qeveritë përbëhen nga “yesmen” do të kenë nevojë gjithnjë për Ken Saro-Wiwa; Kenin e varën, por SHELL vazhdon qysh prej vitit 1958 të grabisë naftën nigeriane dhe nigerianët jetojnë në një varfëri të llahtarshme. Njerëz si Ai nuk “bëjnë shurrën në brekë nga frika” si thotë poeti në këtë poezi:

BURGU I VËRTETË 

Nuk është çatia që pikon
Nuk janë mushkonjat që gumëzhijnë
Në qelinë e mjerë, me lagështirë.
Nuk është zhurma metalike e çelsave
Kur roja e burgut brenda të ndryn.
Nuk është ushqimi i mjerë
I pamjaftueshëm për kafshë dhe njerëz
As zbrazëtia e ditës
Që në zbrazëtinë e natës humbon.
Nuk është
Nuk është
Nuk është.

Nuk janë mashtrimet që i çajnë
Veshët gjithë këtij brezi

Është polici që i tërbuar turret me çmenduri vrasësi
Ndërsa gjakftohtë urdhëra gjakatarë zbaton
Për një pjatë gjellë në ditë.

Gjykatësi që ndër libra shkruan
Dënimin, që e di se i padrejtë është

Kalbëzimi moral
Mefshtësia mendore
Që diktaturës legjitimitet të rremë i jep

Burracakëria që shitet për bindje
Që në pusì rri për shpirtrat tanë të nxirë

Frika nga pantallonat e lagura
Nga shurra e bërë në brekë
Kjo është
Kjo është
Kjo është.

Kjo është o miku im, çka botën tonë të lirë
e kthen në burg të nxirë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s