PERLAT E ZEZA DHE POETESHA NITA / Nga: Rami KAMBERI

PERLAT E ZEZA DHE POETESHA NITA

“Zjarr ndizet në bark si vullkan i trazuar
ngjyrë llave merr gjaku nën lëkurë
kur lot i fëmijës faqen ka përshkuar 
shumë dot kushtojë ta paguash këtë faturë.

Nënës, mishi i ngrihet gjemba-gjemba
nofulla i zihet porsi shkëmb
shkëndijave të forcës i fryn nga brenda
veç durimin ta ruajë e ka shumë rëndë. 

Se s’ka gisht që guxon të godasë një evlat
s’ka sy që me mëri mund ta shoh atë
s’ka forcë që të mbron në këtë mëkat
s’ka mëshirë që fal, edhe po s’të pa asnjë!

S’ka dorë që sulmon e mos të digjet
s’ka fjalë që lëndon e nuk pëson
kush një foshnjë mallkon, shumë do përpiqet
por nga hak i nënës, jo nuk shpëton!”

Të jesh poet apo poete nuk do të thotë që të kesh dhunti për artin e të shkruarit e as dhunti të fuqisë së ndjenjës për të shpërthyer si ndonjë vullkan i heshtur ndër mote apo shekuj. Të jesh poet apo poete do që mes këtyre dyjave që u tha duhet mbi të gjitha të dish t’i japësh shpirt ndjenjës që ajo të shndërrohet në poezi mu ashtu si u shndërrua Nita Hasani, brenda një libri të ndarë në dy cikle, por, që nuk u pagëzuan siç është e zakonshme mes poetëve nëpër librat me poezi që pos librit t’i pagëzojnë edhe ciklet. Kjo poete, sikur do që ta kuptojmë se: vërtetë ne, bota njerëzore jetojmë në tokë e mbi në e kemi qiellin, por ka edhe përtej kësaj që na e sheh syri, një botë që vetëm e ndjejmë e kurrë nuk e prekim, e imagjinojmë dhe e ëndërrojmë por kurë nuk dimë se si ta pagëzojmë njëjtë si poezia, që në kuptimin e thënies kritik letrare dima ta rreshtojmë dhe ta pagëzojmë qoftë si temë apo motiv, por kurrë nuk arrimë që ta kuptojmë se poezia është vetë shpirti që s’do emër e as të rreshtohet sipas mendimit logjik apo paragjykimit ose sipas normave letrare.
Kështu që poetesha Nita Hasani me librin e saj “Perlat e zeza”, mes dy cikleve pa emër por secili cikël me botë në vete na e jep shpirtin, që të gjitha poezitë që jetojnë mes titujve si pika të jetës dëshmojnë se sa e madhe mund të jetë poezia që s’do më shumë fjalë se sa vetë panorama e saj.
Këtë e them nga përvoja ime, jo vetëm si poet e kritik letrar, por si një lexues i poezive duke i përcja ato, qofshin nga letërsia shqiptare qofshin nga letërsia jashtë botës shqiptare, që kohëve të fundit e shikojmë herë si letërsi moderne e herë si letërsi pasmoderne, që për mua njëjtë si poetesha në fjalë poezia është koha e kohës për kohën e asgjë më shumë.
Dua të them se poetesha Nita Hasani me librin e saj të dytë “Perlat e zeza”, poezinë e sheh, si:


• tematik e shpirtit
• motiv i shpirtit 
• ritëm i frymëmarrjes jetike
• jetë mes robërisë dhe lirisë
• gjeografi mes një gjeografie
• Histori mes një historie
• Thjeshtësi mes thjeshtësisë 
• Hyjnore mes hyjnores 
• Shpirt mes shpirtrave 
• Jetë mes përjetësisë 
• Gjuhë mes gjuhëve

Pra, nuk do mend që ta kuptojmë, kuptohet, po që se e lexojmë me vëmendje poezinë në fjalë se për poeteshën Nita Hasani poezia dhe shpirti janë një element, që lindet dhe ngritët mbi zërin e shpirtit të poetit apo poetes, si zë që shpërthen në pafundësinë e lirisë edhe përtej lirisë në përjetësi, për të dëshmuar, se:

• Lindja është poezi
• Jeta është poezi
• Vdekja është poezi
• Përjetësia është poezi

Ose:

• Gjuha është poezi
• Atdheu është poezi
• Robëri e liri janë poezi etj.

Po si mund t’i shohim vargjet e poezisë “ Gjumë engjëllor” që janë të skalitura thua se me shpirt nëne, jo thjeshtë si një nënë që i këndon një fëmije në kuptimin jetik, por si një nënë me mbi fuqi natyrore, që i këndon lindjes jo vetëm lindjes njeri, por edhe shumë lindjeve të tjera, që janë pjesë e pa ndarë e lindjeve nga hiçi, që herë-herë na detyron të mendojmë se sa ka fuqi poezia, që për poeteshën është shpirt e jo dhunti arti i të shkruarit apo dhunti i arteve të tjera, që i prekim dhe i shohim vetëm si elemente apo gjallesa.

“Flejë o engjëll, ëmbëlsisht ti flejë
luaj përgjumësh më gjymtyrët andej-këndej
kundërmon era jote si parfum dëlirës,
më merr buzëqeshja jote, xhevahir i fytyrës.

Të shoh tek flenë si rreze Dielli
fryma jote, fllad i freskët nga qielli
të puthë dua faqet dhe gushën
të thithë dua, ajrin që mushkëritë tua mbushën.

Të dashuroj kaq pafund krijesë e vogël
të doja para se të ekzistoje
do të dua pafundësisht gjithnjë,
dyfishin që mund të më dojë zemra jote.”

A nuk na dëshmojnë këto vargje të kësaj poezie se për poeteshën Nita, poezia nuk është thjeshtë një temë e zgjedhur për ta shkruar e as një motiv, që të nxit për të shkruar një ndjesi jetike, por një shpirt që di të shpërthej për shumë lindje nga hiçi që as e njohim e as e prekim dot.
Jam i vetëdijshëm se për këtë libër me poezi “Perlat e zeza”, të poeteshës Nita Hasani do të duhen shumë ditë për ta thënë të paktën një fjalë ashtu siç e thonë poezitë, por mendoj se të paktën kam arritur që ta kuptoj se poetesha në fjalë më riktheu tek fillimi i thënies që me fanatizëm e ruan populli ynë se: poezia nuk është e shkruara si dhunti nga Zoti, por shpirt që e ngjallin poetët apo poeteshat.
Fundja, kjo është poetesha Nita Hasani dhe libri i dytë me poezi “Perlat e Zeza”, shpirti, që mes shpirtrave lind shpirtin e shpirtrave – poezi

 

Nga: Rami KAMBERI

Advertisements

One thought on “PERLAT E ZEZA DHE POETESHA NITA / Nga: Rami KAMBERI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s