Poezi nga Rita Hasi
NË SE QËLLON E VJEN DASHURIA
Mos bëj asnjë hap të hapësh derën,
as t’i shtrosh karrigen a divanin.
Po qëlloi e vjen e të ulet në prehër,
mbështetet në supin e majtë
e me të djathtën nis e ledhaton,
ndiqe pa lë vizur nga karrrigia apo divani
edhe nëse qëllojnë në form të ç’rregullt dyer e dritare
dhe perdet hapur a mbyllur
mos i lëviz,
as shtratin e as jastëkun
punë e madhe se ka njëmijë net pa gjumë .
Mos u kujdesni për televizor a radio
dashuria është është vetë lajmi,
filmi e muzika.
E kur i vjen koha e ikën,
do të keni mjaftueshëm kohë,
sendet që thyhen, t’i thyeni në njëmijë copa,
e të tjerave t’ua vëni flakën një nga një
a të gjitha njëherësh.
E nëse nuk ke lëvizur asgjë,
fillo rregullo një nga një derë e dritare,
orendi televizor e radio sipas nevojës,
zhvishu e vishu sipas kërkesës,
hiqja pluhurat shtratit,
përkëdhel jastëkun e njëmijë netëve pa gjumë ,
që kokën tënde ka mbajtur.