Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

FJALË QË MË HUMBIN…

“Shumë gra kanë fytyra të bukura.
Më të bukura bëhen kur qajnë” ( Nizar Qabbani)

 

*** 

Fjalët më humbën te Heshtja.
Heshtja më ankohet me britma.
Britma më lutet ta fal.

Të tria me vete do t’i marr…

 

FLOKËT E MI…

Shkundmi flokët, Zoti im.
Më mbetën të ngrira
pas koke
me një kapse
99 cent – ësh,
si rrobat më të lira,
kur njëherë e një kohë,
i blinin për të vdekurit…

Shkundmi, Zoti im.
T’u rrëfej nipërve
se nënës,
në moshën e tyre,
i derdheshin mbi supe
flokë
pa efekte xhirimesh …;
se nënës së tyre
i ka mjaftuar bukuria
që ushqehet
nga dashuria e gjithë botës
së dhimbjes…

 

UNË DHE FËMIJËRIA IME…

(Fëmijëria ime –
e pafajshme krejt,
si ëndrra më ngjaka
me syçkat e dielltë… )

Fëmijëria ime
paska frikë nga unë,
më kërkoka djepin
ku e kanë përkundë…

Fëmijëria ime
s’më ngjaka në lot…
Qaka për një kukëll,
unë sot – për një botë…

 

ËNDRRA

Vetëm për veten drithërohet,
si tis i mjegullt
në kalim…
Të josh, të josh
gjer në “mëkat”,
pa asnjë kod
në natë të zgjimtë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s