ÇELET PANAIRI I ARTIT BASHKËKOHOR NDËRKOMBËTAR NË LUKSEMBURG. PËRZGJIDHET EDHE PIKTORI E SKULPTORI SHQIPËTAR BASHKIM HAZIZAJ / Nga: Orjola Spaho

ÇELET PANAIRI I ARTIT BASHKËKOHOR NDËRKOMBËTAR NË LUKSEMBURG. PËRZGJIDHET EDHE PIKTORI E SKULPTORI SHQIPËTAR BASHKIM HAZIZAJ

“Ngjyrat mundin trishtimin”

Bashkim Hazizaj

Privilegjimi i marrëdhënies së drejtpërdrejtë midis gardës së re të krijusëve botërore dhe veprave të artistëve prestigjozë si Picasso, Warhol, Bacon gjithashtu edhe dashamirësve të artit është formuar nga Panairi Ndërkombëtar i Artit Bashkëkohor. Kjo ngjarje kulturore daton prej vitit 2000 në Marseille të Francës por prezantohet në dhjetra shtete evropiane. Mbi pesëmbëdhjetë mijë vizitorë e frekuentojnë ekspozitën, duke e bërë këtë ngjarje një panair të madh dhe të rëndësishëm të artit evropian që celet çdo vit.

1, 2 dhe 3 Qershor 2018 do të jenë datat të cilat do të shënojnë hapjen e  këtij edicioni në të cilin do të prezantohen më shumë se 200 artistë dhe 3000 vepra arti  (pikturë, skulpturë, fotografi etj) në ambientet e LUXEXPO International Fair Centre në Luksemburg. Elementi më i veçantë që na tërheq vëmëndjen këtë edicion është se për herë të parë në këtë panair ndërkombëtar merr pjesë një prej artistëve shqipëtarë me eksperiencë europiane, piktori, studiuesi, artdashësi dhe patrioti Bashkim Hazizaj.

 Por cili është ai…?

“Ngjyrat mundin trishtimin”, “Bashkë me ngjyrat, jeta bëhet më e mirë” e shumë shprehje impresionuese të tjera karakterizojnë punët e tij, disa prej të cilave do ti prezantojë në eventin e këtij viti në “art3f”. Bashkimin e gjen duke hedhur ngjyrat në telajo, e gjen duke punuar në artin e skulpturës, e gjen mes bashkëatdhetarësh, e gjen mes artistësh dhe eventesh ndërkombëtare, është i gjithanshëm. Me një impresionim nga mitologjia i pëlqen të jetë uliks i kohës moderne, të zbulojë të vërteta, të ngjallë ndjenja, të përcjellë humanizëm dhe jo vetem me artin e pikturës por dhe me artin e fjalës. Ai dëshiron të njohë njerëz të rinj, të mbajë gjallë fjalën për miqtë e vjetër, të frymëzojë me dijen e tij për mitologjinë, artin e kulturën, traditën shqipëtare, të dhurojë dashuri e ndjejë nostalgji për atë pjesëz toke në botë me emrin Shqipëri.

Vëndlindjen nuk mundet ta harrojë, madje ka një lidhje të ngushtë shpirtërore ku brënda ruan me kujdes kujtimet e fëmijërisë dhe kujton me ëndje Beratin me rrugicat e shtëpitë të rënditura njëra pas tjetrës, kujton fabulën dhe mitologjinë shqiptare. Ai kishte një instikt artistik dhe një interes për të kërkuar dhe  gjetur trashëgiminë kulturore, tregimet e vjetra që vinin nga thellësia e shekujve dhe gojë pas goje ishin ruajtur, ritreguar dhe latuar. Ato mbushnin legjendat shqiptare dhe mitologjinë popullore. Bashkimi vë theksin mbi trashëgiminë e artit pamor, gjurmët e të cilit ai i ka parë me sytë e tij në shpella, rrasa guri, trungje pemësh, figura të cilat artisti pa emër i kishte lënë si objekte të një trashgimie. Ai na tregon mbi rëndësinë dhe vijueshmërisë së traditës së mbijetuar nga një periudhë e hershme e deri kur ai arriti ti preke vetë në vitet e tij të fëmijërisë në qytetin e Beratit në zonat përreth midis malit legjendar Tomorr, deri në Apolloni dhe në bregdet.

Në fëmijërinë e tij do të ishte mësuesi i matematikës që do të zbulonte se Bashkimi kishte talent të vecantë në pikturë, shpesh herë ai gjente vizatime ne fletore e kapakë librash. Ai e këshilloi të shkonte në kurse pikture. Rreth moshës 10-11 vjecare Bashkimi u bë pjesë e Pallatit të Pionierëvë të asaj kohe, ku veç interesit për pikturën ai kishte dhe arkeologjinë. I dashuruar pas artit pamor, mori pjesë në ekspeditat e para duke u aktivizuar në kërkimet Arkeologjike. Ishte gjithmonë në kërkim të së vërtetës historike e artistike, duke i prekur së afërmi dhe duke u impresionuar nga skalitje të vogla në gurë, duke parë madhështinë e skulpturave të hershme të zhvilluara si element arkitekturor nëpërmjet gdhëndjes së drurit dhe relieveve që u përdorën kryesisht në ndërtesat fetare, në ballina, dyer e dritare. Të gjita keto dhanë frymëzimin e parë për të qënë artist, për të qënë një shpirt i lirë.

Liceu Artistik i Beratit ishte vetëm fillimi i formimit të tij profesional ku mori njohuritë themelore artistike duke spikatur për talentin e tij dhe më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kohë të cilën e kujton me nostalgji.

Por jeta për një artist në një vënd të vogël si Shqipëria nuk do të ishte e lehtë…

Diktatura sapo ishte rrëzuar, një erë e re po vinte për Shqipërinë, dicka që pak e dinin. Demokracia i gjeti të gjithë të papërgatitur, të varfër dhe të etur për një jetë me mundësi. Bashkimi ishte një prej tyre që rrezikoi!

Sot kur e takova në zyrën e tij mbante në mur varur një fotografi të njohur, një anije të madhe të përmbushur me dhjetra e qindra njerëz drejt arratisjes, drejt Europës. “Ja këtu kam qënë dhe unë atë ditë” më tha më një zë drithërues, duke kujtuar kalvarin e vuajtjeve dhe rrezikun që matej me jëtë.

Viti 1991, do ta gjente artistin shqiptar Bashkim Hazizaj në shtetin Grek, ku përmes eksodit tentoi ti jepte vetes zbulime të vëndeve të cilat i kishte lexuar vetëm nëpër libra. I magjepsur pas mitologjisë dhe rrënojave antike dëshironte të prekte toka të reja, për të parë nga afër historinë e tyre. Akropoli, Olimpia, Peelponezi, Pilios, Kreta, Mikonos, Santorini, Rodos e dhjetra ishuj të tjerë i shkeli. Tashmë imagjinata e tij nuk kishte më vënd! Rendi si Odisea për të prekur të bukurën, për të kuptuar të dlirën, për të mbyllur sytë e krijuar.

Në atë periudhë Bashkimi kurorëzoi dashurinë e tij, por me statusin e emigrantit u përball me pengesa të pakalushme për bashkimin familiar megjithatë edhe pse me vështirësi të mëdha, ai shumë shpejt i tejkaloi ato dhe rifilloi vrullshëm aktivitetin artistik. Punonte portrete, skaliste, restauronte objekte të artit bizantin e mbi të gjitha njihte njerëz të rinj.

Ende sot ai kujton bisedën me John-in, pronarin e një prej restoranteve më të famshëm në një nga ishujt e Greqisë, i cili i tha:«Ju Shqipëtarët, jeni të zotët, ju dini ti beni ballë ditëve të vështira ! Atëherë djalosh kërko një vënd tjeter ku të ndërtosh folenë

Në rrugëtim disavjecar midis shtetit Helen dhe atij Italian, ai vendosi të kishte një të ardhme tjetër, kësaj rradhe me destinacion Luksemburgun së bashku me bashkëshorten e tij Alketen. Shume shpejt u gëzuan me ardhjen në jetë të djalit të tyre. Si një vënd me stabilitet dhe kulturë kozmopolite, Luksemburgu i ofroi komoditetin për të bërë realitet ëndrrat e tij, për ta prezantuar veten më së miri, për të mësuar gjuhë të reja, për tu njohur me kultura të reja. Ai zgjeroi marrjen e njohurive të specializuara në kompletimin e studimeve në Europaïsche Kunstakademie, Trier, Gjermani dhe në Ecole des Arts Contemporaine, Luxembourg.

Viti 2000 do të shënonte aktivizimin e tij shoqëror pranë Mërgatës shqiptare në Luksemburg. Ai ishte pjesë e demostratës për luftën në Kosovë dhe Maqedoni. Tashmë Bashkimi kishte filluar të ishte fuqishëm pjesë e organizimeve mbi të drejtat e njeriut dhe veçanërisht për bashkëkombësit e tij. Një njeri me qasje ideologjike të qarta, me një eksperiencë të vështirë të jetuar, me një dinjitet dhe integritet personal të lartë, zotëronte të gjitha aftësitë dhe mundësitë për të qënë një përfaqësues i denjë në Luksemburg për shqipëtarët e të gjitha trojeve.

Që prej vitit 2001, artisti shqipëtar Bashkim Hazizaj është themeltar i Shoqatës ‘‘ILIRIA„ për shqiptaret dhe miqtë e tyre në Luksemburg. Në të njëjtin vit ai paraqiti dhe ekspozitën e tij të parë në Luksemburg me temë mbi sëmundjen e shekullit, SIDA. Ishte koha kur arti i tij kishte  filluar merrte rrugën e botës.  Ai gjithmonë ka ecur me idenë e tij se arti e bën botën më të mirë, i jep formë asaj, afron njerzit, i jep mëndjes një dimension për të kuptuar të pathënën.

Në vitin 2012 Bashkimi filloi ti japë fomë ciklit të veprave të tij të reja, për të përçuar ndjenja të thella njerëzore, për të vënë instiktin e tij dhe për të përcjellë mesazhe sensibilizuese.

Mbi 20 vite larg Shqipërisë, Bashkim Hazizaj një artist tashmë i afirmuar ndërkobëtar, me ndjenja të forta nacionale, me dashamirësi bashkëjetese internacionale, me njohjen e mbi 7 gjuhëve të huaja, jeton e punon në Luxembourg duke dhënë maksimunin nga vetja për të përcuar butësinë e artit përmes telajove. Ai mundohet të përcjellë dituri e arsim, duke hapur shkollën e parë shqipe për fëmijët e emigrantëve dhe për ata të huaj që duan të njohin gjuhen e shqiponjave.

 Nga: Orjola Spaho

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s