NËNËS / Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari
 
 
NËNËS
 
Kjo e dielë…,
Është pikëllimi i luleve të thara në muzg,
era e trishtë që ftoh gjymtyrët e zhveshur të drurëve,
ylli i rrëzuar natës së errët strehuar syrit tim.
Është dhimbja ime e hirtë prej mungesës që zgjat,
dhimbje e mohuar fashitur brinjëve.
Kjo e dielë…,
është zëri yt, thirrja jote prej Ajkune,flokëlëshuar,
veshur me pëlhurë prej reje,
është malli im prej fëmije,
ushqyer me thërrime përrallash,
pyetja ime e pazëshme, shqetësimi im i pathënë…
sa kohë ke që nuk ndjen aromë vjeshte,
Zana ime
Zonjëza ime fytyrëhënë? !…
Kjo e dielë…,
është hapi i vetmuar, ardhja ime e pazhurmë tek ti,
dil e më prit,
gjethet e rrëzuara si shpirt i vjeshtës
do t’i vë prehërit tënd duke të pëshpëritur:
A e di se të djelat më pikëllojnë?
Më pikëllojnë ndoshta
që nga koha e ikjes së një pulëbardhe
Kjo e dielë…,
është selvia rrethuar me frymë gruaje,
një dudi përkul degët e mallit mbi Ty.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s