SPROVË…  PËRSËRI PËR RAPORTET MIDIS SË TASHMES DHE TË SHKUARËS / Nga: Arqile V. Gjata

SPROVË… 
PËRSËRI PËR RAPORTET MIDIS SË TASHMES DHE TË SHKUARËS

 

Nga: Arqile V. Gjata

Është e natyrshme të kesh dëshirë dhe kureshtje të pasqyrosh mendime nga thellësia e horizontit me pikësynimin e mirë -të gjurmosh shtegtimin e së shkuarës…
Më pëlqen të shkëmbej vështrime me të shkuarën, me kohën e ikur të jetës dhe për faktin se ëndrrat na janë rralluar…
Tani, e tashmja është kryefjala e asaj që po jetojmë!
-Kur jam duke shkruar, a duke menduar më pëlqen e sotmja..Por më shumë dashuroj të djeshmen e bukur!
Në kohën që po jetojmë, mirë është që fjalën ta përdorim sa më të fuqishme! Ta qëmtojmë, të mos ngjajnë fjalët me njëra-tjetrën, pasi kultura e fjalës, është kulturë e të menduarit.
Gjithkush mendon për të kaluarën!..
Ndodh shpesh që ne, njerëzit kërkojmë t’i vënë fjalët në lëvizje, sepse e shkuara flet ndryshe…në kohën e tanishme jetojnë dhe fëmijët e fëmijëve të atyre që kanë jetuar dikur. Prej largësive zbresin shkallët kujtimet…
Njerëzit janë nostalgjik, iu dhimbset jeta që kanë kaluar. Pjesë nga e shkuara duhen rigjeneruar, të shpirt-zmadhohen në trajta të atilla për të ndjerë, vëzhguar në thellësi dhe largësi fytyrën e së shkuarës…(fytyrën tënde-timen). Siç ka thënë poeti Robert Bërns; “Fletët zverdhohen nga dollitë e kohërave.”
Thonë se e shkuara, e djeshmja, ajo që iku…ngjajnë, janë si një natyrë e “shkretë”, më saktë, si copëza imazhesh…! E sotmja, në të vërtetën e mundshme të saj ka shumë fije e mekanizma që e lidhin pazgjidhmërisht me të shkuarën, në të kundërt do krijohej një boshllëk e humnerë e madhe jetësore..deri në flijim!
Provoheni, shkëpusni një pjesëz nga e kaluara juaj, vendose përball së tashmes dhe mjedisit ku ti jeton tani…-si do ju duket!?
-Ajo, e shkuara dhe e vdekur nën dhe ka gjak të ngrohtë!
Mendimi, bindja dhe ideja ime është se e shkuara ka si barrierë mos qartësinë e “errësirës”(të së shkuarës), se nga vjen e të tjera njolla e dyshime pse kanë ndodhur ato ngjarje.., që, jo se jo nuk duhen marr si pengesa përgjatë rrugës për të zhvilluar të tashmen!?
Ajo, e shkuara…na ka lënë shumë Emra të mëdhenj për të cilët flitet boll, por dhe i duam, kanë vlera dhe veprat e tyre detyrimisht i kemi si model për jetën tonë. Për shembull, unë… shkëmbej fjalë me të shkuarën kur kam dyshime për të ardhmen!. Është e vërtetë dhe duhet thënë se dhe shumë energji nuk duhet harxhuar për gjithçka ka jetuar dhe mbi të gjitha mos të na shndërrohet në dogmë Idili i së shkuarës!
E djeshmja ngjanë si një lule molle mbuluar me brymë, pa dyshim, e kaluara ka dhe kohë të mugëta!
Është e ardhmja ajo që duhet të ruaj raportet e të vërtetave politike, sociale, kulturore e historike me të kaluarën pasi, në kohëra të caktuara ( athere kur duhet) njerëzve u mungon një pjesë e vetes. Në se këto raporte shprishen, deformohen, marrin trajta të ushqyera nga çdo lloj ekstremizmi, a grupime shoqërore apo nga shtresat e ndryshme të saj do të vihen përball njëra-tjetrës në forma dhe mjete armiqësore.
Ruajtja e raporteve, e vizionit dhe perspektivës për të ardhmen janë të kushtëzuara nga pësimet dhe sukseset e kohës së shkuar, nga zhvillimi social dhe sidomos nga FJALA e klasës politike që e drejton, jo vetëm turmën, por dhe shtresat e përgjegjshme dhe intelektuale të Kombit!
“Si heshtje vjen e nesërmja e të tjera të nesërme/do parakalojnë në rrugën e dritës, por trembem…E sotmja…po e nesërmja?”
Nga dita në ditë po vërtetohet se dhe format dhe rrymat letrare kanë një raport sa dialektik, aq dhe të dëshiruara për gjetje dhe forma të reja, por gjithsesi pa mohuar deri në shvlersim atë çka koha, e kaluara ka lënë si trashëgimi letrare, artistike e kulturore. Një mendim i tillë e ka bazën në një ligjësi…se, asgjë nuk është e përkryer në jetë, në artë e letërsi. Kurrsesi krijimtaria letrare e një kombi, nuk ka boshllëk, pavarësisht rrymave letrare dhe sistemit politik.
Arti dhe letërsia janë “frymë”, materie e jetës dhe asgjë prej tyre nuk është e vlerësuar përjetësisht si e përkryer dhe për më tepër askush nuk mund të flas e të vendos se kjo rrymë, apo vepër letrare është më e përsosura e kohërave! (po citoj një sentencë)…
”Veprat e gjenive janë vizion për të ndryshuar botën.” Por gjithsesi “ …gjenialiteti është talent i të vdekurëve!”
Dhe natyrshëm duhet pranuar ai raporti (jo gjithnjë i rregullt)midis së tashmes dhe së shkuarës ku ekzistojnë çudira dhe enigma për të cilat..gjeografia e vlerave, kodifikohen dhe individualizohen nga praktika të reja, plotësohet vazhdimisht nga diçka të tjera dhe ku ndryshimet kurdoherë nuk janë rrënjësore, sidomos në fushën e letërsisë! Për ta ilustruar po huazoj një sentencë që thotë:
“Bota është një mister i pashmangshëm që përsëritet!”
Së fundmi do lë një shënim nga një e vërtetë, siç shkruan dhe Studiuesi Foto V Malo kur thotë:
“Kumte dhe vlera shtegtojnë drejt nesh që nga agimi i shoqërisë njerëzore!” Dhe detyrimisht “ Është dita që më ndihmon të vazhdoj”, thotë F.Kafka
2015 ,nga ditari i jetës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s