Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “Cikli i jetës” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “Cikli i jetës” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Autori : Ded Nikoll Luca (DENILU)
Titulli : Cikli i jetës
Redaktore : Delina Kreka

Botimi i parë, 2018

ISBN: 978-9928-269-49-2
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2018

 

Parathënie

Leximi i faqeve të para të vëllimit epigramik “Cikli i jetës”
të ngjallin tundimin që të shkakton e pa pritura, ajo “ tjetra “ që ti nuk e ke në mëndjen tënde e, këtu fillon ndërtimi i idesë për epigramin e epigramistit Ded Nikoll Luca (Denilu). Njerëz të njohur në fushën e letrave kanë bërë përcaktime afër reale dhe të çmueshme për letërsinë e tij të gjithaneshme. Por ndoshta një shtesë në këto shënime do ta zbulonte akoma më mirë, do ta ndriçonte si me llampa speciale idenë themelore të këtij autori që i mungojnë kufijnjtë…..

Ded Nikoll Luca (DENILU)

Kur e mbaron këtë libër të mbushur me epigrame origjinale shpirtërore të forcohet dëshira për të shfaqur pikërisht atë “ shtesën “ përpos përcaktimeve tashmë të njohura për talentin e Denilu .
Por le të kthehemi tek krijimtaria që Deda i var në muret e kohës që s’janë gjë tjetër veçse fytyra e pastër e tij. Është “ Kokëkrisur “ apo i pa parë, ky epigramist emigrant shqiptar ne Itali që e përdor penën kaq shkujdesur?
Leximi i parë i librit, leximi i pa kujdeshëm të jep pikërishtë idenë e një kaosi, një kaosi rrebel. Të duket sikur sendet e poetizuara janë kthyer në njerëz dhe njerëzit janë tjetërsuar në sende. Pastaj sendet kthehen në lule, zogj, kafshë, erëra, tufane, stuhi, diej, hënëza e pastaj rikthehen në origjinën Denilu……
Epigramisti Denilu për mendimin tim është autor i hapsirës së madhe, po me këto përmasa ka edhe shpirtin e tij, ku brenda janë atdheu, njerëzit e këtij atdheu, miqtë, shokët, mësuesit, emigrimi,politika etjerë
Dikur, thonë, se poezia ka qënë ushqim për mbretërit.!…. Sot demokratizimi i letërsisë është total, gjithëpërfshirës, ku mbret është njeriu në çdo cep të dheut në planetin që quhet tokë. Në çdo libër ka risi të reja dhe paratheniet e mia të shumta. si librat e tij të shumtë , natyrisht që nuk mund të flasin më mirë se leximi i vetë lexuesit.

 

Delina Kreka, poete nga Korça.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s