Shtëpia Botuese ”MUZGU” publikon vëllimin poetik “Ish’  i madh qyteti im i vogël” të autorit  Abdi Përgjegja / Parathënie dhe botimi i librit nga Botuesi Mark Simoni

Shtëpia Botuese” MUZGU” publikon vëllimin poetik “Ish’  i madh qyteti im i vogël ” të autorit  Abdi Përgjegja

 

AH QYTETET!

Nëse do të bënim një hartë të madhe, (me të gjithë qytet e botës), dhe në vend të qyteteve do të vëndosnim pikërisht poezitë kushtuar atyre, asnjë vend s’do mbetej bosh, harta do mbushej e tëra plot poezi. Edhe ai vendi më i largët dhe në qosh të botës e ka poetin e vet, që i ka kushtuar qytetit të tij ndoshta poezinë më të bukur që ka shkruar ndonjë herë. Eshtë një nga ato dashuritë e çuditëshme që e frymëzon dhe e lidh poetin me vendin e tij.
Sapo e mendova këtë situatë, menjëherë mendja ime u popullua me poezitë “London” e William Black, “Duns Scotus Oxford” (D. S. filozof mesjetar) e Gerard Manley Hopkins, “Valparaiso” e Nerudës, “Ravena” e Oscar Wildo, “In Cessena” e Morettit, “London, the Wast land” e Tomas Eliotit, “Asht’ nji qytet i vjetër” (për Palermon) e Martin Camajt, etj.
Dhe në mes të kësaj harte të përbotëshme, (me llamburitje vezulluese dhe linja të çuditshme), diku, krejt i vogël sa një grusht, është një vend i strukur mes malesh dhe kodrinash alpine që quhet Burrel. Poeti Abdi Përgjegja, që ka lindur atje dhe ka shijuar në disa vite të jetës së tij pikërisht tërë dimensionet e atij vendi, i sjell hartës së madhe të poezësë, një dorë vargjesh të mrekullueshëm, që e sajdisin dhe e bëjnë të ndrijë artistikisht vendlindja e tij. Në këtë “antologji” për tërë qytetet e botës, poezia e Përgjegjës është po aq dinjitoze dhe përfaqësuese sa dhe pjesa më e bukur e shkruar në të. Autor i emancipuar i një poezie vërtetë urbane, si të gjithë kolegët e tij të përbotshëm. Kujtime, dhimbje, dashuri, kohë dhe hapsirë, imazhe dhe gjendje, ndjenja të përkora, delikatesë, që na e bëjnë atdheun e vogël të poetit, për pak çaste atdhe dhe të lexuesit. Ky autor i drejtpërdrejtë në stil, por metaforik dhe megametaforik në tekst, i kthjelltë në respektin për qytetin e tij, por pa tone apelacioni dhe patetike, na e bën të dashur dhe me këtë tekst letërsinë për qytetin.
Në vitet ‘80 u botua tek ne poezia “Poetët e qyteteve të vogla”, që iu përkdheli sedrën, frymëzoi e shtyu gjithë ngazëllim përpara qindra autorë. Ishin pikërisht ato poetë që nga dashuria për vendet e tyre, me fantazinë e harlisur zmadhonin dimensionet e qyteteve të vogla. Përroin thatim e bënin lum të tërbuar, kodrinën e butë e rrisnin në vargje dhe e bënin sa një mal kreshnikësh, rrugicat e ngushta të mëhallave, atje nëpër poezitë e tyre bëheshin rrugë të llamburitura dhe të gjëra pafund. Dashuria është dimensin dëshire, frymëzimi sjell metaforën e asaj që nuk e shikojnë sytë e të tjerëve përveç mendja e poetit.
Tej e përtej poezive të këtij libri ndjehet si puhizë estetike “atmosfera qytetse”, skena e madhe e teatrit urban, qyteti si kulturë qytetrimi. Përgjegja njeh më së miri metafizikën e zhvillimeve, energjinë dhe dinamikën shoqërore, madje dhe dramatikën e fenomeneve që sillen nëpër botën e qytetit. Autori e vendos unin e tij poetik herë në zonën e margjinës dhe njerëzve me dhimbje e halle, dhe herë në zërin e ndërgjegjes së vrarë. Ai kalon lehtësisht sa në njërën skenë në tjetrën, duke i dhënë lexuesit imazhet dhe teatrin absurd të polisit, apo megapolisit.
Tasos Livadhitis shkruan se “Bota s’ka mbaruar ende. Atë e përsosin çdo ditë poetët”. Vërtetë bota ka nevojë për hijeshimin e poetëve, për arqitekturën e fantazisë së tyre, për aurën e idealit të tyre, ka nevojë për urbanistikën e figurave magjike që stilon përfytyrimi i tyre.
Jeta e dërgoi Abdi Përgjegjën në një qytet më të madh, duke hapur para syve të tij një dimension tjetër, një ndërgjegje alternative krijuese, një hapsirë ndryshe urbane. Ishte Shkodra, ai qyteti që ishte në veprën e Mjedës (Scodra-Shkodra), qytetaria shkodrane tek Ernest Koliqi në “Tregtar flamujsh”, atmosfera e veprës së Migjenit “Novelat e qytetit të veriut”, apo në “Baladë qytetse”.
Në një situatë të re, patjetër që shfaqet një marzh tjetër përcepsioni. Nga uni befas mund të bihet në alterego. Jo. Përgjegja e ka përcaktuar me maturinë e tij stilin e të shkruarit, letërsinë e tij të veçantë, dhe ai hyn në teatrin e madh të fjalës, krejt ndryshe, i këndshëm e i lexueshëm nga shumëkush.

 

(Kjo është parathënia e autorit Mark Simoni , botues i Shtëpisë Botuese MUZGU. Dalur nga shtypi këtë javë)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s