Poezi nga Rudina Papajani

Poezi nga Rudina Papajani
 
 
E SHTRENJTA JETË
 
E shtrenjta jetë,
ngrihesh me shpirt fëmije,
lind njeriun,
capkënin,
mbi frymërat që rebelohen.
E shtrenjta jetë,
lind pranë një lumi,
një hëne që pret të kthehet në origjinë ,
një manteli fëmije që i qesh agimit,
pranverës që e lindi,
një mbrëmje pranë një bregu,
në pragje malli,
e prapë jeton në lulen e sapo këputur,
nga duar fajtorësh,
e prapë lind femër e bukur,
shpërthim i rrufeshëm në zemrën e atij,
mal mendimi mbi fjalën e varrosur.
E dashur jetë,
po prek botën e ftohtë ,
fjalën krenare ku shkon e vërteta,
po shtegtoj me zogjtë,
që qanë kur ikën,
po fluturoj me shqiponjën,
që desh të hapte krahët,
vetëm në majat ku ligësia ,
rrëshket në humnerën e fundosur.
E nëse pyet ku shkoi ky kalë,
me buzëqeshje të dlirë,
kjo vajzë e pafaj,
besoi ëndrës ,
dheut të ngrohtë e bukvalë….
 
 
 
KU JE DASHURIA IME…
 
Ku je dashuria ime,
syri i fshehur deri në agim,
krenaria dhe zbutja më e thellë në shpirt,
çudia më e pafaj,
kur linde një ditë.
Ku je?
lëndina më e ëmbël,
ujëvara e thellësive,
puthja më e pastër,
ku lindi Zana.
E kupton që je cicërimë,
ujë zmeraldi në pasqyrën e krijuar,
e ndjen se dhe guri që të shpon u shpërbë,
dhe rrezet që erdhën të banonin në Tokë,
lëshuan dritën,
dhe ngelën yje në shpirtin e njomur.
Me siguri muzgu që po vinte,
rrëmbeu dritën,
për t’ia dhënë hënës,
çastin kur e pa…..
 
 
 
JAM PËRPJEKUR…
 
Jam përpjekur të marrë lirinë e zjarrit,
shkëndijat që puthen në qiellin pakufi,
po arratisem nga Toka të kap yjet,
natën dhe yllit që lind në agim.
Jam përpjekur të vjedh shiun,
pikat xheloze që bien papushim,
breshërinë e liruar nga vetëtimat,
që fshihet..e shënja lë pa kuptim.
Jam përpjekur të zgjoj ëngjëjt,
fatin e botës rreth e qark,
ditën më falin ajrin e sapolindur,
natën përzjerje,
frymë drejt kupolës së lartë…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s