LOTI I TIJ ÇAN SHKËMBIN / Poezi nga Vjollca Ajasllari -Koni

Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni

 

LOTI I TIJ ÇAN SHKËMBIN

Fatos Arapi;
Je copë shkëmbi nga vendi im,
Nga ai brum gatuar dhe Ti, Xhevahir Spahiu!
Unë një copëz Re e grisur, arratisur e shkëputur nga ai qiell,
ku shpeshë herë nxihet e vjell vrer!

Sot; kafshoj buzën nga malli e gëlltis lotët!
Dua ta mbaj dhimbjen, po ku ta gjej forcën ??
Gatitur rrinë dhe muzat para shuarjes së shpirtit të korifeut !!
Vllezer, jeni ju ATA që i ngritët lapidar Atëdheut

O vjeshtë e tretë,të lutem , ki mëshirë,
fali pak durim ketij burri,
se loti i Tij çan shkëmbin
e rëndon sa Guri.

 

ATJE KU ËNDRRAT LASH

Në shtëpin e vjetër ku për herë të parë qava, Mbrëmë ëndërr kam lozur deri vonë si e “marrë”
shpesh’herë ua trazoja gjumin zogjve,
Unë çapkënja me kordele te bardhë.

Një erë e lehtë me shi aromën e rigonit shpërndau,
Më mbushi si dikur,
Sa më ngjalli mall!
Në përqafim me ëndrrën
nga gëzimi doja të flatroj,
Këtë natë deri në pafundësi desha ta vazhdoj.

Tani agu i ftohtë vjen këtej,
Luginës lumi zhurmshëm buçet,
Mjegulla ka rënë atje, ku rrinin lejlekët,
Iku dhe kjo vjeshtë, sa shpejt u tretë,
Mua në qepallë loti më mbet.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s