VEPRAT DHE AUTORËT SHQIPTARË NË JAPONISHT falë përkushtimit të albanologut japonez dr. ICHIRO IURA / Nga: Irena Toçi

VEPRAT DHE AUTORËT SHQIPTARË NË JAPONISHT falë përkushtimit të albanologut japonez dr. ICHIRO IURA

Kemi kënaqësinë që këtë fundjavë, t’ju njohim dhe t’ju prezantojmë me studiuesin dhe albanologun e mirënjohur japonez, dr. Ichiro Iura, i cili, që pas hapjes së katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Hiroshimës, ka arritur që falë një pune shumëvjeçare të përkthejë e të botojë një sërë veprash dhe shkrimtarësh më në zë të letrave shqipe dhe t’i bëj të njohur falë përpjekjeve të vazhdueshme për publikun japonez. Kjo përbën jo vetëm një sukses, por edhe një tregues të pakundërshtueshëm për vlerat dhe rëndësinë që bart kjo letërsi në mozaikun dhe zhvillimet e letërsisë së gjithmbarshme. Tashmë, kultura e shkruar shqipe, po shfaqet gjithmonë e më e plotë edhe në gjuhën japoneze.

Veprat e përkthyera dhe të publikuara nga dr. Ichiro Iura, janë si më poshtë:

Ismail Kadare, Dimri i vetmisë së madhe

Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Ismail Kadare, Ëndrra mashtruese

Ismail Kadare, Përbindëshi

Ismail Kadare, Nga një dhjetor në tjetrin

Dritëro Agolli, Kalorësi lakuriq

Xhevahir Spahiu, Pezull

Fatos Kongoli, I humburi

Ylljet Aliçka, Parullat me gurë

Betim Muço, Karusel

Betim Muço, L & M

Ermir Nika, Net mëkatarësh

Viktor Canosinaj, Meriyll

Vlen të përmendet fakti se pas përkthimit të një fjalori japonisht-shqip, me rreth 1000 fjalë, apo përkthimit dhe botimit të romanit “Qyteti i fundit”, të shkrimtarit të shquar shqiptar Petro Marko, si dhe botimi në japonisht i veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare, veçanërisht romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm për lexuesin japonez dhe, për më tepër, u vu re se kjo vepër kishte tërhequr interesin dhe vëmendjen kryesisht të  gjeneratës së re, të përbërë nga nxënës e studentë dhe intelektualë të spikatur.

Shpresojmë që edhe veprat e lartpërmendura të kenë po të njëjtin sukses dhe t’u hapin rrugën veprave dhe autorëve të tjerë shqiptarë. Pasi kjo nismë është një mbështetje për kulturën e shkruar shqipe, e cila tashmë po shfaqet gjithmonë e më e plotë edhe në gjuhën japoneze.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s