Kalendari poetik: Vinícius de Moraes (1913-1980) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vinicius De MORAES

 

Kalendari poetik: Vinícius de Moraes (1913-1980)

Më 19 tetor është data e lindjes për Vinícius de Moraes, poet, këngëtar, kompozitor, dramaturg dhe diplomat brazilian. Në saje të një burse studimi dhënë nga qeveria britanike në vitin 1938, studioi për letërsi në Oksford. Në Itali poezitë e tij janë përkthyer së pari nga Ungaretti. Një kurreshtì nga jeta e tij: pat qënë nëntë herë i martuar. Sjell këtë shqipërim nga poezia e de Moraes në 105 vjetorin e lindjes së tij:

KUR TË VISH

Kur të vish, të të shoh dhe sytë t’i kem me lot,
që kaq shumë të prita, ç’të të them?
Dhe nga ankth i dashurisë. duke të pritur
e rigjetur, si të të dua?
Kur lotin tënd të puth e të harroj
ç’kam kaluar, se duke të kujtuar ty jetoja,
po dhëmbjen e vjetër ç’ta bëj
dhe që kam qarë s’mundem me ta thënë?
Qysh mund ta fsheh dhëmbjen mbetur pezull
nga ankth i kujtesës pa fund
që largësia krijon, përfytyrimi yt
nga jeta ftohur, që unë të kthjellët
e të vëmendshëm për thirrjen e dhëmbjen time
krijoj e s’do të doja kurrë ta humbas….

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s