Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Dimër
 
Aty pranë vatrës mbrëmë ndihesha e vetmuar
Sa shume fola me ju,
vërtet më kishe munguar.
 
Ashtu shpërqëndruar
me veten zemëruar
trishti më mbërtheu sërish,
më gurëzoi.
Asgjë s’mund të ngrohte
zjarri ish shuar
prushi i kuq ish tretur në një grusht hi,
e fshihte të fundit thëngjij të coptuar.
 
Fjalë të pakuptimta oshëtinin si era e veriut
thëllim i egër frynte në lëndinë
copëza kujtimesh flinin nën akullin e shpirtit.
Refren i dimrit të ardhur;
qiell i hijëzuar në re gri
dhe pemë që dridheshin skeleturës kohë.
 
 
 
 
***
 
Një ditë do iki
në atë perëndim të errët
drejt ishullit të shkretë
harruar,
tranzitit kohë
dhe anijeve udhëtim në të tjera dete.
 
 
 
Alone
 
Dalëngadalë hapa të hedhur
gjurmë jete në gjysmërrethin botë
vizion i endur shtjellës kohë.
 
Ndien ajrin e hipokrizisë,
ligështim që i merr frymën
dihatje e lodhur rutinës
dhe jehonës që veshët i grish.
 
Një çantë në krahë
çelsat në dorë,
hap e mbyll portën
me kërcitjet e derës përshendetet gjithmonë.
 
Ato e mirëpresin
tjetër strehë dinë të afrojnë
kuptojnë të qenurit ALONE
nga sytë kureshtarë e shpëtojnë.
 
Gëzojnë tinëz kur afrohet
ndjejnë frymën e jetës përsëri
një ditë e kurrusur tashmë është larguar
e tjetër e nesërme bravën rrotullon.
 
Thjesht pa çadër
shfaqet mëngjesit me cigare në dorë
i njëjti kalimtar humbet rrugës tutje
e njëjta hije rikthehet sërish.
 
Dhe stina supeve ka ngrirë
e njëjta ngjyrë trupin i mbulon
pamje e shfaqur qytetit të njohur
siluetë e zbritur nga mijëra vjet.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s