Efektet e ndjenjës përmes zjarrmisë së unit (Vështrim mbi përmbledhjen “ANATHEMË E PATHËNË” e poetit Agim Desku) / Nga: Ariana Bytyqi

Efektet e ndjenjës përmes zjarrmisë së unit

(Vështrim mbi përmbledhjen “ANATHEMË E PATHËNË” e poetit Agim Desku)

 

Nga: Ariana Bytyqi

Për çdo shkrim poetik, poeti është një sprovë krijuese, i cili gjatë shkrimeve të tij mundohet mirë e mirë t’i shpalosë  ndjenjat në botën e poezisë  dhe të mendimeve përballë një çasti apo përjetimi që ai ndodh shpesh të gjendet dhe në realitetin e kohës detyrimisht i nënshtrohet kodit të vet estetik për ta ndarë  kënaqësinë e leximit bashkë me artdashësit dhe lexuesit e shumtë të  poezive të tij. Aty ku mbaron kërkimi në sfondin e pafund që mund të thuhet edhe si metaforë ngaqë poezia nuk ka ndonjë përcaktim kohor ose diçka të tillë që tregon se aty është fundi i diçkasë, i mendimeve ose i vetë gjetjes së motivit për poezi, mu aty kur mendon se është një fund fillon loja e kuptimeve përmes gjuhës së figurave ku në mënyrën më të mirë poeti shkrin poezinë e tij me gjithë unin që brenda vetes është i stërmbushur me ndjenja zjarrmie.

Agim Desku   me poezitë e tij kërkon temat e atdhedashurisë, si fillim, për t’i gjetur detajet më tërheqëse të aktkrijimit, pikërisht në përcaktimin e imazheve, me të cilat ai luan dhe bën zgjedhje të ndryshme duke  lëvizur përbrenda imagjinatës që ai krijon, të bën të mendosh se kush është ai njeri me kaq fat, i cili e bën poetin që ta përdorë si figurë stilistike brenda shtjellimit të ngjarjeve që ai është përcaktuesi ose zgjedhësi i çdo akti përgjithësisht brenda e jashtë tij.

Anathemë e pathënë

Poezitë e këtij vëllimi janë shumëdimensionale, janë ëndrra të bukura, janë imagjinata, janë krijime poetësh, por janë kryesisht edhe ngjarje të vërteta, të cilat shumë poetë në rrugëtimin e tyre prej shumë vitesh e kohësh janë përjetues të atyre ngjarjeve drejtpërdrejt. Për t’i evidencuar efektet e shumta të  një ndjenje shpirtërore, e po ashtu edhe  për ta shfaqur  mallin  drejt zbulimit të  pasioneve të ndryshme, të cilat shtresohen  përbrenda intensitetit që është shpalosur brenda shkrimeve të tij, poeti i nderuar Agim Desku shfaqet shumë realist në thurjen e tyre, duke mos u ndjerë fare në faj për atë kristalitet dhe ndjenjë të pasur që shfaq brenda tyre duke e ditur se një numër i madh i lexuesve do ta njohë mirë e mirë shpirtin e tij poetik e krijues dhe asnjëherë duke mos ngurruar që ai të njihet ashtu siç është, dhe jo vetëm siç dimë  të paraqitemi ne në të shumtën e rasteve.

Ky vëllim poetik i krijuesit e madhështon bibliotekën tonë me një libër tjetër të cilin lexuesit e tij, mezi presin që ta kenë në dorë, ai po me këtë titull shkruan kështu:

Nëse e do jetën më mbaj në fjalë
Dielli të falë flakë edhe kur ke acar
Në jetë fjalën kurrë mos ma harro
Lëre kujtim të shenjtë .
 
Edhe kur është fjalë e hidhur.
 
Më mbajë në fjalë lutjesh
Të rroj a mos të rroj si dashuri e humbur
A betejë e fituar lirie.
Cilën ta zgjedhë për ty populli im
Fjalën që ka gjuhën e Zotit dhe besën e tokës sime
Mijëra vjet trashëgim e thënë brezave dje,sot dhe nesër
Për atdhe dhe mik kokën duhet lënë kur janë në rrezik.
 
Më mbajë në fjalë dhe më shiko në sy Davidi
Porta e qytetit nuk hapet nëse nuk e hape portën e zemrës tënde
Ku do të pushojnë luftëtarët e lirisë që fluturojnë për fitoret e atdheut
Ti mbretëresha e luleve,e bukurisë dhe fatit tim,vetëm sot hidhu në përqafim.
 
Ndoshta rrugët do të jenë me të shkurtëra për bashkimin e zemrave
Nëse duam të bashkohemi si emër i zbritur nga qielli,i dashur nga dielli
I bekuar nga Zoti për fjalën e dhënë së Shqipërinë o do ta bëjmë Shqipëri
O s῾do të rrojmë më të ndarë në kufi dhimbjesh e plagë të jetës e të vërtetës.

 

Autori: Agim Desku

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s