Kalendari poetik: Arthur Rimbaud (1854-1891) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Arthur RIMBAUD

Kalendari poetik: Arthur Rimbaud (1854-1891)

Ka datën e lindjes më 20 tetor poeti francez Artyr Rembo (emri i plotë – Jean Nicolas Arthur Rimbaud); u quajt poet i adoleshencës, pasi shumicën e poezive e shkroi në moshën 16 deri më 19 vjeç. I përket brezit të poetëve që u mbiquajt “poetët e mallkuar” me Bodler, Verlen, etj. Trashëgonte gjenetikisht sinovit-in tuberkular; u shtrua në një spital më Marsejë më 20 maj 1891 ku i diagnostikuan gangrenë në gjurin e djathtë, pas tre ditësh i prenë këmbën. Nuk e mori më veten. Vdiq gjysëm i paralizuar më 10 nëntor 1891. Nga arkivi im një shqipërim prej tij:

OFELIA

I
Mbi ujët e zi që fle, ku dhe yjet flenë,
E bardha Ofeli si një zambak i bardhë,
Lehtë lehtë pluskon, me një vello mbështjellë…
-Nga pylli dëgjohen si këlthasin gjahtarët.

Njëmij’e ca vite e trishta Ofeli
Mbi lumin e zi, kalon si fantazm’ e bardhë.
Njëmijë e ca vite e ëmbla marrëzi
Histori të dhimbshme rrëfen në të mbrëmjes fllad.

Era gjijtë lehtaz ja puth dhe hap si lule
Vellon që përkundet ëmbëlsisht përmbi ujët;
Mbi ballin ëndërrues kallamat përkulen,
Shelgjet të ngashëryer, mbi të vënë kujën.

Zambakët e ujit, përqark saj psherëtijnë,
Herë herë përmendet; njësoj sikur po fle,
Nga një fole, një palë flatra fëshfërijnë:
-Një këngë e mistershme nga të artët yje vjen.

II
E bukur si bora! E zbehtë Ofelia!
E vogël fare vdiqe, lumi të përpiu!
Mos vallë era që fryn nga lart, nga Norvegjia
Të paskërka folur për lirinë e hidhur;

Kur fryu dhe t’i hodhi flokët fytyrës,
Shpirtit ëndërrues t’i foli me zë dehës;
Zemra jote ndjente veç këngën e Natyrës
Në rënkime degësh e pëshpëritje netësh;

Qe dhe zëri i detit pafund, të furishëm,
Që ta shqeu gjoksin fëminor, aq të butë;
Qe mëngjez prilli kur një kalorës i hijshëm,
Budalla i shkretë, memec të ra më gjunjë!

Qiell! Dashuri! Liri! Ç’ëndërr, moj e marrë!
U shkrive para tij, si bora para diellit;
Vegimet aq të mëdha t’u mbytën nga fjalët
Dhe t’u çakërdisën sytë ngjyrë qielli!

III
Dhe Poeti i thotë një ylli lart në qiell:
Lulen që këpute, eja shihe, çdo natë;
Këtu e ke mbi ujë, me vello mbështjellë
E bardha Ofeli, pluskon si një zambak.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s