Kaledari poetik: *Doris Lessing – Nobel Prize – 2007 (1919-2013) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Doris LESSING

Kaledari poetik: Doris Lessing (1919-2013)

Shkrimtare dhe dramaturge e njohur britanike, fituese e çmimit Nobel për letërsi në vitin 2007. Në kujtimet e saj shkruante mes të tjerash: “Jetova kohë historike që ngjanin të pavdekshme. Pashë nazizmin e Hitlerit, fashizmin e Musolinit, që dukej se do të shkonin mijra vjet. Dhe komunizmin e Bashkimit Sovjetik, që besohej se kurrë s’do të merrte fund. E pra, asnjë prej këtyre s’është më. E përse pra, u dashka besuar ideologjive?
Ka shkruar romane dhe nja njëzet poezi, ja njëra prej tyre:

FABUL

Kthej kryet pas e më kujtohet që këndoja.
Megjithatë, gjithmonë heshtje në atë dhomë të madhe, të ngrohtë.

Të pamposhtur këta mure, mendonim.
Nxinin nga ca mburoja të lashta. Drita
Shkëlqente kokën e një e një vajze me gjymtyrë të njomë
Të hapur ashtu çkujdesur. Dhe pëshpëritjet
Mbi heshtjen ngriheshin dhe si në ujë treteshin.

Megjithatë sado heshtje qe, dhe ngrohtë si dorë,
Nëse një prej nesh hapte perdet
Shiu rigonte qetësisht përjashta.
Ndonjë herë, se si futej era, valëviste flakët,
Ca hije të krrusura vinte nëpër muret,
A një ujk ulurinte jashtë, në natën e pafundme,
Mishi na rrënqethej e strukeshim pas njëri tjetrit.

Për ca kohë vazhdonte ky vallzim
Dhe ja si më duket tani:
Ca trajta të ndryshme lëviznin
Nëpër ca pellgje drite si rrjetë e artë mbi dysheme.
Dhe kështu, si ëndërr, mund të vazhdonin gjithmonë.

Por nga një vit në tjetrin, frynte ndonjë erë tjetër?
Shiu, i roniti muret më në fund?
Turijtë e ujqve, i kapën dot rrezet e rëna përdhé?

Ka kaluar kaq kohë.
Por ndonjëherë kujtoj perdet e dhomës
Dhe dëgjoj ca zëra të rijsh që diku larg këndojnë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s