Kalendari poetik: Patrick Kavanagh (1904-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Patrick KAVANAGH

Kalendari poetik: Patrick Kavanagh (1904-1967)

Më 21 tetor 1904 janë lindur disa poetë; sot përzgjodha Patrick Kavanagh, poet dhe shkrimtar i njohur irlandez. Gjyshi i tij ishte mësues dhe quhej Kevany, por prifti i fshatit ia ndrroi në Kavanagh gjatë pagëzimit dhe i mbeti Kavanagh. Sot njihet ndikimi i tij mbi nobelistin irlandez Seamus Heaney. Në vitin 1946 u vendos në Belfast dhe vdiq para kohe, më 30 nëntor 1967, nga një kancer në mushkëri. U varros në fshatin e tij që e donte shumë. Edhe kjo poezi fshatit të tij i kushtohet:

PAFAJSI

U tallën me atë që doja,
Me kodrën trekëndshe që binte
Atje në Big Forth. Më thoshin
Se atje kisha mbetur, mes gjëmbaçësh
Në atë fshat të humbur dhe botën s’e njihja.
Por unë e dija se derë e dashurisë drejt jetës
E njëjta derë është, ku të jetë.

I turpëruar që e doja
Nga vetja e shkula, vrimë të humbur e quajta
Sado që mes manushaqeve më buzëqeshte.

Tani mes përqafimit të shqopave të saj sërish jam;
Vesën mëngjezeve verës së nxehtë
Mbi kërcejtë e patateve e gjej,
Ç’moshë duhet të kem?

Sa vjeç jam nuk e di,
S’kam moshë si vdekatarët e tjerë;
S’di gjë për femrat,
As për qytetet
Dhe as kam për të vdekur ndonjëherë
Veç po u largova nga këta gjëmbaçë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s