Shtëpisa Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “ËNDRRAT MORËN JETË” të autores MARJOLA DURAJ SALATAJ

Shtëpisa Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “ËNDRRAT MORËN JETË” të autores MARJOLA DURAJ SALATAJ

Titulli: ËNDRRAT MORËN JETË
Autore: MARJOLA DURAJ SALATAJ

Redaktor: ILMI DERVISHI
Kopertina: ELONA GJONI
Recensa: Maria Irma Abazi

Botimi i parë, 2018
Tirazhi: 200 kopje
ISBN: 978-9928-269-43-0
Formati : 13.5x20cm

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2018

CIP Katalogimi për botim BK Tiranë
Duraj (Salataj), Marjola Ëndrrat morën jetë : poezi / Marjola Duraj (Salataj) ;
red. Ilmi Dervishi.
– Tiranë : Ada, 2018
68 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-43-0
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Në librin “ËNDRRAT MORËN jetë”  të Marjola Duraj Salataj ka jetë.

Njeriu në jetën e tijë ka ëndrra e shpresa e kjo do të thotë se jeton jetën. Kur ëndrrat dhe dëshirat marrin jetë, jeta bëhet më e bukur. Kështu ndodhë dhe me poezitë e poetes Marjola Duraj Salataj ku në poezitë e saj ka jetë, gjurmë jete në breza me dinjitet e krenari ku lexuesi gjenë veten.
Në poezitë e vëllimit poetik Ëndërrat morën jetë, siç dallon shtatë ngjyrat e ylberit, mes vargjesh dallon dhe dhe ngjyrat e jetës me tërë shqetësimet e gëzimet që sjell jeta. Me dashurinë e pastër universale, me bukurinë që përflak midis rrjeshtash, me dhimbjen, atë dhimbje që s ka vend ku të rri,që siç thotë poetja në poezinë “U largua për të mos u kthye më”. Mes poezive gjen vargje si: /…ëndrra që mbyten në lumin e lotëve,…/ dhimbjen e mbylla në çelës,… /e vetme s’ja merr as këngës, etj.
Krejt ndryshe, me një sfond shumëngjyrësh janë poezitë Vëllait tim, ku me shumë dashuri, atë dashuri të pa kufishme, të pa diskutueshme të motrës ndaj vëllait shkruan:
Të këndoj edhe një herë ninullën,
Siç të vija në gjumë kur ishe I vogël…
Edhe poezitë Mëngjez, Besom, Shiu dhe unë, Jetë ëndrrimtare, kemi vargje të shkruara bukur, me frymzim e ndjenjë, me dashurinë e madhe për njerzit, prindërit e familjen që mban Brenda dhe dhimbjen për largimin nga kjo jetë e njerzëve të dashur.
Në libër ka disa poezi për vendlindjen, atë vendlindjen e bukur si drita ku sejcili shkruan me dashuri, por, poetja Marjola Duraj Salataj, na jep detaje të cilat duke I veshur me artin e fjalës poetike tingëllojnë bukur e plot emocion si poezitë: “Vjesht e trishtë”, “Në oborr”, ku si subjekt merret një dardhë në një qoshe të oborrit e mbjellur nga gjyshërit dhe I gëzohen nipa e mbesa. Në poezinë “Në vendlindje” , autorja është krenare e nostalgjike për fshatin me burime e freski, por edhe për qytetin, Tepelenën për figura historike :
Vijnë nga Shqipëria, vijnë nga Europa,
Te Ali Pashë Tepelena që e njeh bota.
Në libër një vend të rëndësishëm gjenë tema sociale, shqetsimet e ditës, të emigrimit e zhvillimit shoqëror e ekonomik. Në libër rrinë bukur cikli “Realitet i hidhur” dhe cikli “Trandafilat e dashurisë”, dy tema të prekshme e të ndjeshme.
Edhe pse duhej punuar pak më shumë me stilistikën dhe metrikën e vargut, gjithësesi si libri i parë mbart vlera artistike. Në poezitë e saj ka shumëllojshmëri temash, ka ritëm, ka melodi, mesazhe të drejtëpërdrejta për lexuesin, ka jetë.

Nga: ANILA KODRA
ILMI DERVISHI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s