Poezi nga Alejandra Pizarnik
***
Ti që këndon gjithë vdekjet e mia
Ti që këndon, atë, ç’ka s’beson
thellë ëndrrës së kohës…
më përshkruaj amën e zbrazëtisë
më fol me fjalë, veshur arkivole
që jetojnë fshehur, përfund dlirësisë.
Me gjithë vdekjet e mia
i falem vdekjes sime
me doçka fëmijnore
me gjithë dëshirat dehur
që s’kanë barritur kurrë, poshtë diellit, a vesës,
një fjalë mëngjesore, s’ka për të pasur kurrë,
t’i japë të drejtë vdekjes…
dhe s’ka Zot të pagojë, po qe, se do të vdesësh!
Shqipëroi: Vasil Çuklla
Advertisements