Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

FLAMURI

Flamuri s’duron dorë të zezë
Ta bart horizonteve të errta

As gjakprishurit e tërbuar
Që i bien në kokë shqiponjës

S’duron flamuri njolla tradhtie
Kjo fytyrë e bekuar fytyrë etnie.

 

TË TËRAT I MORE

Të tërat aksione i fute në strajcë
S’ngeli më (asnjë) dividend
Arka mbeti e zbrazur -derëhapur

Ike labirinteve të errëta
Si një hije
E s’u pa më para shtatores sime (lis)

Në lëndinën e shpirtit të lodhur
Mbolle një trëndafil të egër
Gjembat (ma) gërvishën
Rreshkën e zemrës së vrarë

Të tërat m’i more
Pos një fryme që shkrihet në ofshamë
Tok me dhembjen e pjekur
Gjoksit të shpërthekuar të kohës.

 

TA DHASHË ATË QË DOJE

Ta dhashë atë që e doje, ta dhashë
Dhe ngela
Jashtë tëndes e times vetmi

Nëpër krihët e shpresave
Ëndrrat u ndan e më braktisën

Asnjë zë as psherëtimë
(Nga ti) s’u dëgjua
Apo (edhe) nata u shurdhua

Tani s’kam ç’të jap
Pos shikimit që e ruaj
Për ta varur n’cep të qerpikut tënd

Mos të qorrohet dita
E mos të përpihet nga terri drita

Dhe një copë shpirt të zhuritur
Djegur (si) hutame
Nga i gufuari mall durimtar.

( hutame-zjarr që ta djeg loçkën e shpirtit)

 

NË AMFITEATRIN E BOSHATISUR

Në amfiteatrin e boshatisur
Rreth pikës zero
Sillen hijet e zhveshura

Edhe dashuritë s’dashurohen
Në atë cak
Derisa urrejtja
S’futet në kutinë e harrimit

Në amfiteatrin e zbrazur
Kudo gërhitje të lodhura
Që zgjojnë pip heshtjet e fjetura.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s