Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Kujtimi i humbur

Mundohem të shoh,
Thellë në zemër diçka më ka humbur,
E kërkoj,
Mundohem ta gjej,
Në ç’vend e kam strukur ?
Ah po,
Tani e mbaj mend,
Në stolin e vjeshtës së bukur.

Aty qëndron aroma jote baba,
Ajo që në zemër më mungon.
Vij e të kërkoj,
Por gjethet e arta ma kanë humbur.

Vazhdova,
vazhdova dhe kërkova deri më sot,
Të humbur e gjeta atë hajmali,
Në të fshihej emri e aroma e tij.
Ah sa të liga këto gjethe,
Si m’i bënë këto gjeste?

Dhe tani,
Sa shumë do të doja,
Një erë të frynte me furi,
Gjethet t’i çonte lart
T’i hedhë mbi degët e pemëve përsëri,
Dhe aty në ato stol,
Qielli blu të kthehej pa zbehtësi,
Dielli të ndriçonte si gjithmonë,
E kujtimin e humbur,
Ta gjeja në horizont.

 

Brenda në pikturë

Hyra brenda pikturës e s’po dilja dot,
Ishte kaq qetë dhe luajta boll,
Fola me zogjtë, fola me pemën,
Fola me drurin e fola me erën.
Jeta ish e bukur e gjithçka ish perfekte,
Derisa një moment, ndjeva plot tërmete.
Një ish për mallin,
Një ish për zërin,
Një për flokun,
Dhe një …..
Ti nuk ishe aty.

 

E bukura e dreqit !

E ku ka më të bukur se dreqi ?
Pa më thoni ju me krahë,
Se ç’do kush e ka në një cep,
Ku të gjitha i përplas.

Thotë dhe zogu në shtegëtim,
Kur puplave nuk i ka besim,
Se do t’ia bëjnë të gjatë atë fluturim,
Mbase destinacionin do t’ia fshijnë.

Dreq o punë thotë njerëzia,
Që një ditë nuk i ndaloi zia,
Që nuk eci një herë drejtë,
Po veç kthesa,
Pat në këtë jetë.

Dreq thotë mërgimtari në udhë,
Se e largoi kaq shumë nga nëna,
E la me brengë në gji,
Çdo ditëlindje pa urim.

Dreq, thotë dhe plaku në udhë,
Kur një makinë kalon me vrull,
Ky plak shumë mirë e di ,
Se një ditë ky vrull,
Jetën do ta marrë me qetësi.

Veç një përgjigje nuk e di,
Për hënën e bukur në qiellin e zi,
E thotë a s’e thotë atë fjali,
Por do pyes retë,
Përgjigje rreth saj,
Veç nga ata mund ketë.

E thotë dhe peshku në notim,
Kur loti në vend nuk i rrin,
Dhe unë që më kot pyes veten,
Pse deti është me kripë ?!

Dreq thotë dhe vaji në rrjedhim,
Mos në faqen e gabuar jam,
Mos gabimisht me shami do të më thajnë?
Ah sa do doja tani vetëm të qaj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s