Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Fron Perëndie

Në fund të një mali
më çon syri
dhe shpirti më ngjit
deri në majë,
një dallgë
po më shtyn përpara,
por tjetra
nga prapa më ndal.
Të përpjetës
po i ngjitet veç hija,
siç ngjjitej
Moisiu dikur…
Çdo majë mali
s’është fron Perëndie,
nuk është Tokë e Premtuar
çdo gur.

 

Prishtina

Prishtina
i ngjitet Kodrës së Diellit
dlirësi e një vetëtime në shi, 
qyteti del përgjumshëm
prej hutimit,
e nis të ecë më shpejt se ti.

E lexon mirëseardhjen
sa ta shohësh,
dhe një “mirupafshim”
të shoqëron deri në kthim,
në kujtesë
kthehet koha që harxhohet,
mjafton të kesh lënë
a të kesh marr ndonjë kujtim.

 

Me e nda në shenj udhën

Me e nda në shenj fjalën
dhe me u end për ta mbledh,
me e nda në shenj punën,
që pasi të lodh, të shpërblen,
me e nda në shenj ngjitjen,
çastin e mbërritjes në majë,
me e fiksuar lotin
në çastin kur rrjedh dhe pastaj…

Me e nda në shenj zellin,
vullnetin që s’të lë të rrëzohesh,
me e nda në shenj dukjen,
kur të fton që ta njohësh,
me e nda në shenj fatin
edhe pse ende s’e njeh,
me nda në shenj udhën,
që hapin ta hedhësh më tej…

 

Mëkati i dytë

Mëkati i dytë ka ndodhur
një të hënë,
në një tjetër Eden,
në një vend diku në hënë,
pa mollë të ndaluar,
pa Evë as Adam.

Prej hënës toka shihej
bardhe e blu,
gjysmë e zbuluar,
e etur të arrinte diku…
E veshur në këmishë të hollë,
plot me prapaskena për titanë,
kishte në arena gladiatorë.

Në hënë mëkati do të vinte prej tokës,
nga tre mëkatarë,
që s’do ta çonin mollën e ndaluar,
veç me hapin e premtuar,
hënën do ta shkilnin me këmbë,
para se ta preknin me duar.

Gjurmët e atyre këmbëve,
e çuan mëkatin te hënorët,
dhe prej atje,
zbritën fat për ne,
tokësorët.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s