Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Muzg

O ti muzg i mbushur me erë
ma fshij këtë ditë të shkuar
do jetoj edhe nesër njëherë
me buzëqeshje shpirtit mbuluar.

më trishton shumë si pa e ditur
kjo natë e heshtur me yjet blu
për një shprese që e kam pritur
për një ëndërr që s’është këtu .

Një shekull larg që s’u përtyp
udh’ e qumështit veç gëzohet
përmbi faqen e qelqtë të detit
Qiell dashurish që lulëzohet.

Ti moj natë zbraze dritën e hënës
mbushi zemrat me rreze të qeshur
shtang vetmia nga tingujt e këngës
nga dimrat edhe pemët janë zhveshur.

 

***

Miku im i bardhë, atje pret çdo ditë
Flasim me gjeste, prekemi me shije
Ku bashkohen syte, te tij dhe te mite
Heshtja turbullohet, qoftë dhe per nje fije.

 

Malli

Mallin e harkova në një ylber kthimi,
Mbi të kalërova kujdesshëm mbi det,
Largësia të verbon, po unë s’jam harrimi,
Mes shiut të lotëve notova vërtetë .

Udhëtova gjatë, një adresë për të gjetur,
Tek porta e qelqtë shkruhej – DASHURI,
Aty hyra si ëngjëll i patretur,
Brenda saj u mbylla, kërkova LUMTURI .

 

Ndryshe

Unë do të të dua Ty, sa nuk jam shuar
Për Ty do të shkruaj ndoshta më rrall
Pastaj,vetmia në heshtje më ka mësuar 
Ndryshe të të dua,e ndryshe,të ndjej Mall .

 

Vetëm për të ardhur tek unë

Ti kishe mprehur gjuhěn e dashurisë
Një ditë të vetme u derdhe lum
Me frymë thyeve xhamat e vetmisë 
Vetëm për të ardhur tek Unë!

Ti vrapove drejt meje Maratonomak
Pas meje ëndrrave në gjum
Ëndrrat s’më mjaftojnë, janë shumë pak
Vetëm për të ardhur tek Unë!

Ti i mblodhe lulet e Pranverës
E thure kurora shumë- shumë
Numërove petalet e luleshqerrës
Vetëm për të ardhur tek Unë!

Ti mbushe Verën me freski plot
Dhe emrin tim shkruaje mbi kurm
Sa herë detet i lage me lot
Vetëm për të ardhur tek Unë!

I shkunde gjethet e Vjeshtës një ditë
Pemët i zhveshe me një furtunë
E mbyte shpirtin nga ” gjemitë”
Vetëm për të ardhur tek Unë!

Dëbora e bardhë maleve u fsheh
A thua se ujvarat të prunë
Dimrin me fjalë të nxehta e deh
Vetëm për të ardhur tek Unë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s