Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
NË RRETHREKA
 
Manat piqen para kohe
Vashat grebulisin barin
Valët e Shkumës
Shungullojnë pa tërbim
Rrushi bie i zalisur
Kurse unë…
 
Vallëzoj me përjetësinë
Duke ëndërruar një botë
Të përmbushjes së plotë
Ku nuk ka dhimbje
Shqetësime, pleqëri
E vdekje
Por vetëm dashuri
Lumturi, ëndërrime dhe
Përjetimi i një jete
Pa vdekje…
Vendlindja ime
Është vend kryetrimash
Me gjakun e bekuar
Të Skënderbeut
Të pavdekshëm…
 
 
 
PËR TË QESHUR E PËR TË QARË
 
Qielli e dheu krijojnë
Një harmoni perfekte
Një çift të përshtatshëm
Dhe një zemër të rrumbullaktë
Me gjak të bekuar
Për një bashkim të përjetshëm…
 
Dikur ishim bashkë…
Jetonim në një lidhje të bukur
Pa kufij e me një flamur
Të përqafuar dit’e natë
Duke nderuar gjuhën
Atdheun dhe kombin…
 
Kurse tani
Secili shikon interesin e vet
Kur majmuni tenton
Të na bëhet mbret
Kurse pasaniku
Si pasojë e koprracisë
Bie nga fiku…
 
Të na rrojë Faiku i Konicës
Dhe plaku i Shipkovicës!
Jemi apo s’jemi, kemi apo s’kemi
Ku janë Gjergji, Ademi e trimi!
Ene ksaj Dibrës ja lam nji nanë
Bini mor trëjma bini…
 
 
DUKE IKUR NË PAKTHIM
 
Kurora lulesh
Përditë e ftojnë dashurinë
Ndaj të ndjerit
Në mbrëmjet pa diell
 
Unë sot
Mezi që kam përfunduar
Një monument fjalësh
Të nisur nga vjeshta
E shkuar
Një dorë e huaj e trazon
Mëngjesin
E të reshurave të vonuara
 
Nganjëherë netët
Përgjaken në degën e dritares
Shtegu i varrezës nis
Që nga varri i babait
Dhe bashkë me muzgëtimin
Po thahet pylli –
Një flirtim shkëlqimtar
Pa dijen e kujtimit
Dhe shkencën e fjalës.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s