Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
PARTI ose KOPËSHT ZOLOGJIK
 
Një stan me blegërima,
lajkatare si prostitutat,
një kafaz gjigand, mbushur hakërrima,
por më shumë,
Kopësht zoologjik me egërsira,
kafshime, premtime, ulurima….
Flamuri i saj,
qëndisur me ngjyrat e krimit,
emblemë vrastare,
e gënjeshtrës dhe mashtrimit…!
 
 
 
GJYSHJA
 
Natyrisht,
nuk ishe nëna ime.
Ishe SUPER NËNA….
Kurë nuk më munguan përkëdheljet,
kurrë nuk munguan në xhepat e bluzës.
dy kore buke të thatë….
Haji, i vogli i Nënës, vuri në pjatë.
Njerën, imagjinoje sikur është djathë…..
 
 
 
KUSH ISHE TI?
 
Nuk ishe një çast që zgjat sa vetëtima,
as një nate pasioni të shfrenuar,
bri autostradës, mejhaneve të ndyra,
që të nesërmen,
edhe emrin do ta kisha harruar….
 
Ti ishe vetë shkrepëtima e përjeteshme,
fryma e erës së pastër që vinte nga mali,
gjaku i dashurisë nga burim trandafili,
i mbirë në kopshtin e jetës sime,
si një magji, si një delir,
që dimrit tim i veshe të pranverës pelerinë….
 
Kush ishe Ti?
Ç’ pyetje idjote!
A mundem valle të jap shpjegime?!
Ndërkaq kanë kaluar shumë vite.
Ti ishe dhe mbete mrekullisht,
sateliti i zemrës time…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s