Poezi nga Elisabet Brauning
Nëse do të më duash…
Dhe nëse do të më duash, për asgjë tjetër
veç për dashuri.
Mos thuaj “të dua për buzëqeshjen,
për vështrimin, për sjelljen delikate,
për mendimet që përputhen e që një ditë
më kthjelluan.
Këto gjëra mund të duhen, por ndryshojnë,
ndryshojnë ne ty, ndryshojnë tek unë.
Mos më duaj për mëshirën
që than faqet e mia.
Harro lotët që të dhanë kënaqësi
dhe humb kështu dashurinë.
Duamë vetëm për hir të dashurisë
së dashurisë,
që rritet tek ty me një dashuri të pafund.