Poezi nga Sinan Vaka
Nuk patëm bindje
Ishte një ëndërr . Jo gjithmonë tregonte një të vërtetë…
Bukuria jote kishte pamje të akullt , si yjet e ftohtë
Edhe pse gjithmonë, ca fije bari nëpër flokë të tradhëtonin…
Sidoqoftë, unë ngela me zemër të mërzitur, por e kotë.
Çfare u bë, për ty u kthye inat dhe se koti trishtim,
prandaj unë nuk u ktheva kurrë armik i ashpër.
Vlera jote nuk u shndërrua kurrë, pastërtisht burim ,
sepse ndodhi në burim të shfaqej ujit gjarpër.
Gjithçka ti bën sot duket krejt zemërim pa ëndje,
Atë kohë nuk e donim kufirin e asaj çfarë duhej, apo gabimit .
Kjo që tash po kalojmë ilustron shije dhe mendje
pra kotësi që shtiret kufijve të aludimit.
U arratise sepse rrëmbeva pa dëshire , nga hiret e tua?
Zemërohesh, sepse e mendon çfarë iku dhimbje ?
Shkruaj unë, prandaj marrin vesh inatin tënd për mua ,
por e kuptojnë, që as unë dhe as ti nuk patëm bindje.