Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
BUZËQESHJE E BEKUAR NË MITËR
 
I paktë më është çasti karshi mjelmave
dhe flladeve që shelgjet përkundin.
Po dhe se kaq më bymën një mall
për kthimin e gatshëm të borzilokut
te ballkoni i katit të parë.
 
Ime më
dhe me gjunjë që e rrëzonin
s’ ndalte dijen e shpërblyer nga i saji oaz.
 
Dinte sa ish jeta
ndaj lashtësisë i kish marrë aromën që t’i printe
dhe praninë e xhveshur të ç’ do sakrifice,
po dinte dhe nëse gdhirjen e tërhiqte
parja sy më sy me asgjënë
ditët s’ do i vinin si simite valë
ndaj bekonte dhe ç’ do buzëqeshje
sapo nga mitra dilte.
 
 
Eksplorim
 
Je durimi i dëborës fjollë-fjollë
mbi kokën lesh verdhë të poetit.
Kamzhiku bujar mbi shollë të rrezikut
andra e zanoreve mbi korde të fjalëve,
Himalaja e ngjitur e ndjenjës së eksplorimit.
 
Fosforeshencë e pakyçur në grykë
që çliron nga zhgënjimet institucion të betuar,
por dhe ballkon të varur pa drojtje në jeshil’llëk
të patepëruar për sytë, sidomos të poetit.
 
Peisazhe e poet toka mban
e nuk është dezertim i drejtësisë
për të rënë në sy si meritë e ngrirë
as gjëmbaç i ri i prillit gazmor
po është ;
si di t’i çosh sytë aq larg tokës
si flauti i vë veshin tokës kur dëgjon
hapat që të kërcasin mbi koren e fortë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s