Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

Po ti ç’pret

Heshtja jote peshon mbi mua me fjalët që s’thuhen
me ëndërrimin e ngjitjes shkallarëve të jetës
duke braktisur shtratin e dëshirave

E zhuritur si lulja për vesën e syrit
të mugullon me heshtjen harrimin e fjalës
kundërmimin e saj të ëmbël edhe pse s’flet
e përhap era si nektarin e luleve

Shkretëtira thonë nga etja e pi dhe hijen e vet
Po ti ç’pret

Fjalës së keqe askush nuk i është betuar

Për atë vesë gjaku ka lëshuar rrënjë zemra te dashuria
Dhe është bërë rreze dielli që të shërojë plagët njerëzia
Të ndiejë paqtim në shpirt
e të fluturojë me krahët e shpresës si zogjtë hapsirave të lira.

 

VJESHTË

Harmonikisht shkrihen ngjyrat
E purpurta zjarr që djeg përbrenda
E arta rrezaton me mrekullinë
Gjelbërimit ia shuajnë harlisjen

Si buçetë lulesh shpërfaqin
Farfuritje dritash me kaltërsinë
Retë përmes ylberit ujvarë
Pa kufijë magjik joshin shpirtin

Gjethet pëshpërijnë dhimbjen e zogjve
Në shkrumbin e buzëve të tyre
Dridhshëm e të zhuritura fluturojnë
Krahëve të cicërimave për t’u kthyer.

 

Gabimi i kohës

Gabimi i kohës që s’ka gomë
Për t’i fshirë gjërat e gabuara
Kujtimet e hidhura në mëndje
Dhe ndodhitë e padëshiruara

Gabimi i kohës që ka ligjet e veta
Dhe kohon sipas stinëve të jetës
Në vend të luleve hedh brymë
Lumenjtë i nxjerr nga shtrati i rrjedhjes

Gabimi i kohës i plak njerëzit
I sëmurë para kohe fëmijët
Dhe lumturinë e zgjat pak
Për t’i mbajtur ndërmnd gēzimet

Gabimi i kohës që ndryshon fytyrë
Maskën e vë sipas trajtës pa formë
Rrezaton me buzëqeshje të ngrirë
Dhe çdo çast të jetës e tjetërsonë

Gabimi i kohës është që nuk gabon
Aty ku përjetësohet dashuria
Me ligjet e veta gjithçka ndryshon
Ashtu që sipas kohës të jetë bota
-njerëzia
Gabimi i kohës që prapë nuk kthehet
Aty ku e mira ka mundur të keqen
Jeta të vazhdojë sipas shtratit rrjedhën
Dashuria të lulëzojë me virtytin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s