Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

GURI I FUNDIT 

Më ra edhe guri i fundit i themelit sot në mugëtirë,
kur një miku im më nguli pas shpine një thikë!
Ky gur, shpirtin tim zuri nën vete, pa mëshirë…
Rropama e tij, do të kthehet në plagë një ditë.

 

NË BUTRINT

Kur mugëtira pushton shkallët dhe sheshskenën,
dëgjohen zëra të shuar,
dëgjohen klithma të frikshme!
Dëgjohet Zeusi,
Elektra,
Edipi mbret!
Medea fëmijëvrasëse …
me thirrjet e saj tragjike!
Dëgjohen rënkimet e Prometeut
nga prangat që i rëndojnë në këmbë e duar për tre mijë vjet…
Amfiteatri i bluan gjithë natën mes mjegullnajave,
derisa agimi si me magji i tret.
I dëbon dielli,
por i thërret nata,
Butrinti i ruan në gjirin e vet.

( Shkëputur nga vëllimi poetik “Pentagrami i stinëve”

 

FLIJIMI I QIRIRIT

Sa e bukur flaka jote!
Një gjuhë qiellore
mbushur me mistere magjie…
Sa të bukur lotët,
që të rrjedhin faqeve
si lotë të sinqertë fëmije.

Sa i bukur flijimi yt!
Vetem ti vdes duke bërë dritë!
Bota do të kishte më shumë lumturi,
sikur si ti,
të sakrifikohshin të gjithë!

(Shkëputur nga vëllimi poetik “Pentagrami i stinëve”)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s