Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
***
 
Mos i beso ëndrrës për t’u bërë diell,
asnjë guaskë qielli s’të hap vend,
Prapë ëndërro të japësh dritë,
Digje me dëshirë të gjithë fosforin tënd.
 
 
 
DËSHPËRIM
 
Ky kontinent vërtet të çmend,
të huaj të do në trollin tend,
helmin për qumësht në buzë ta mend,
veç merimanga ngre avlemned.
 
Korbi të del me bisht palloi
e zë bërtet: jam tjetërsoj,
një i bie gozhdës, tjetri patkoit.
Lumi ca fjalë i thotë përroit.
 
Kostum të akullt ka veshur ligji,
poshtë rrogozit diç kruan Maliqi,
vendim i prerë, ze çirret gjyqi,
me liriheqje veç Zhan Valzhan qyqi.
 
Në erë e akull këmishëshqyer,
turpi dhe nderi njëlloj përlyer.
Të gjithë mbrehur shtyjnë një makinë,
rrugë që çon veç në greminë.
 
 
 
TË VDESËSH NË DRITË
 
Jashtë perdet errësira i ka nderur skaj më skaj,
por dhe brenda poçi i dritës dridhet si i zënë në faj.
Nga dritarja vjen një flutur, larë e tëra në flori,
sulet kjo krijesë e bukur të qëndroje mbi qiri.
Ah! bën zemra për të mjerën e qëllon si me tokmak,
si i shkriu trupin e fletët heroina përmbi flakë.
Ta shpëtoja, dot nuk munda, veç një zë foli në pritë:
“E bekuar qofsh, moj flutur, erdhe të vdesësh në dritë!”
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s