Ra mjegulla / Poezi nga Xhevat Latifi

Poezi nga Xhevat Latifi
 
 
Ra mjegulla
 
Ra mjegulla, vjeshtën e futi në hone të trishta ,
Në Malin e çikës një ujkonjë bën ritualin e vjetër ,
cube e bardhë i lëshon flokët në shpindë!
I thashë: Je e butë e bardhë,por jo e ftoftë si bora!
Më tha: Askush nuk kalon Kepin e piratëve pa hartën me kryq!
Ç’të duhet kryqëzimi ty, kur kë vendos me dashtë !
Janë të njëjtat gozhda,
është i njejti gjak që rrjedh ,
më pas i hyhet pavdekësisë si me kanë vetë fryma!
( thonë se vaji i Ajkunës ka zgjatë 1000 vjet)
 
***
 
1001 netë janë bërë të njejtat lutje
1001 netë ke ndez e ke fikur qiririn me oh!
ke lëshuar flokët në këmishën e natës me lula
je futur në shtrat…
 
***
 
Cka thu Cube e butë
Kur nuk njoh as veten në kētë nate me shii
Si te njoh ty?!
 
***
 
dhe legjenda merr dhenë!
Na ishtë një herë një pirat që kishtë braktisur detin,
Na ishtë nje herë një cube e bute që mbante në gji Itakën,
Më tha: Askush nuk kalon Kepin e piratëve pa tapinë me kryq të kuq!
 
***
 
Ra heshtja si nata ,
Ajo luan me flokët
e shpërfilur,
E bënë natën me heshtë,
E banë natën me fole vetë me vete,
Nuk është vetë e katërdheta
Pesë shekuj ka pritur
Të vie drita e Orës
Nuri i frymës së rrënjëve të kthen n’ Stelush
Ku Gjergji dhe Donika venë në gjum Gjinin,
I thotë heshtja ime ka një tjeter kuptim,
I thotë heshtja ime thehet me lindjen
Me vajin..
Me prerjen e kerthizës
I kthehet heshtjes deri ne lindjen tjeter..
 
***
 
Ra djelli …
Në faqe t’cubes
Rash unë për tokë, si uji…
 
XL @ Gjilan, tetor 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s