Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

KUDO JENI, DHE UNË JAM…

Nuk ka ditë, nuk ka moment,
Që të mos kujtoj vashat si jetojnë,
Djemtë si mundohen, të gjithë,
Pastaj të mendoj për emergjencën
Që bënë veturën të bart të aksidentuarin
Dhe shtrihet nën bisturi specialist në spital.
Kujtoj masën e degdisur botës, diasporën
Edhe qenin e vogël për kapistall
Që tërheq i moshuari,
Edhe për shelgun e rrahur natë ditë nga uji,
A thua si më kujtojnë të gjithë mua?…
S’ka gjë, unë netëve pa fund, ditëve katran
Po shtroj eshtrat e mi, të shtriheni mbi ata ju
Dhe të përqafoni njëri-tjetrin, të puthni fort.
Do e bëj vendin tim të ju ndjej gjer në palcë
Të gjithë juve e të mos ju venitet buzëqeshja,
Të mos ju thahen sytë për të parë dashuri,
Për të parë njeri!…

 

DY BUZË QË S’ARRIJNË TË PUTHEN

Digjet fleta, pasqyra, malli që të shtyp jeta,
Kur, të puthen dy buzë – s’arrijnë.
Nuk të shijon asgjëkafshë në duar, në shpirt, 
Dhe dita ik, s’vjen.
Nata ik, mbetet dhe nesër terr.
Po kush shpiku lotin, gjakun, llahtarinë në natë,
S’kishte parasysh dy buzë plot lëng të zjarrtë?
Se këto puthje dua, s’dua vulë fati kaq katran!
Pse këto saksi në penxhere më shumë akoma
Se unë, tmerr nuk mbushen me lotë?
Kush shpiku dashurinë, nuk kishte parasysh
Detin pa fund e skaj të xhanit tim?
Puthje dua! Buzët që rrënojnë shekuj e kodra!
Dy buzë që s’arrijnë të puthen?
Jo! Puthje dua!
Puthjet që më shërojnë shpirt, më shërojnë ëndrra,
Netët e mia të gjata, të gjata!

 

NUK TË NDËRROJ ME ASGJË

Nuk të jap para zjarrit, ditës e natës.
Nuk të jap para mikut, shoqes, dinakut.
Nuk të jap para shiut, diellit, plazhit, dritës së tërë,
Sepse të tëra tek ti kam, ndjej, gjej, jetoj.
Më je dhe më shumë. Më je gjak, ajër, i shtrenjtë.
Pa ty nuk ka poezi, nuk ka lëndinë, peizazh, horizont.
Nuk të jap, nuk të jap, nuk të jap,
Kaq thellë është shpirti im për ty, ah!
Më duket sikur të kam
që nga koha kur linda.
Më ikën trupi, qenia ime, si avull fuqish
e kapërthurret fluturave, vetëtimave, tërmeteve,
zogjve me krah,
arrij të të afrohem çdo çast,
kudo, ngado me ty jam…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s