Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Filloi të çelë e bukura

Trokiti pranvera ndër zemra
E pemët gjetën ngrohtësi
Në gjirin e tokës,
E shpërthyen me të gjitha ngjyrat
E shpirtit të tyre.
Shikojeni shpirtin e pranverës
Se sa i bukur është,
Plot me lule drite e me yje!
Megjithë pengesën
Prej drurëve të shtrembër të jetës
E dimrit të gjatë,
U shpërfaq degëzave
Me petale shprese,
E tinguj zogjsh zë artë.
Tashmë dhe në ndjenjat tona,
Duhet të çelë e bukura
Si lulet ndër degëzat e njoma!

 

Hej, qiell në palëvizje…

…Ti s’mund të ndalosh një re në ikje,
E aq më pak ikjet e reve…!
Duke e ditur nga e kanë
Orgjinën e lindjes së dritës,
Ato zhvendosen e largohen pa braktisur,
As shpirt, as dashuri e as vatër,
Për të shtrenjtin qiell lirie ikin sa më larg,
Me dëshirën, që sa më parë,
Sërish të kthehen,
Në shtëpinë e tyre me muzgje të kaltër.

 

Pajë e shkuar pajës

Është pajë e shkuar pajës,
Pasuri e shkuar pasurisë,
Kjo copëz ëndërre me shpirt të bukur!
Merni erë mirë çdo vargu poezie
Dhe do ju mrekullojë
Aroma e njeriut dhe e luleve!

 

Në këtë hapësirë pa emër…

…Qiejt e mi teren
E kthjellohen si dritëza malli.
Po ti si mund të egzistosh pa as dhe një gjurmë?
Po unë si mund të ekzistoj pa gjurmën tënde?
Është keq kur gjurmët braktisin
E humbin njëra-tjetrën.
Nëpër largësi të ndarë
Fryjnë vetëm erëra të panjohura
Për fytyrat tona.
E kush do i përkëdhelin më ato?
Atje, s’mund të arrijnë duart e ngrohta.

 

Duke qeshur drejt Hadit

Kur vdiq im atë, vdiq i qeshur,
E dukej si dhëndërr i vërtetë,
Po kështu edhe nënës
I ra një nur i bukur nuseje,
Sikur s’po e priste
Hadi, djegia në përjetësi,
Por, sikur krushqit ardhur kishin,
E do martohej
Me baba Lilin, përsëri!

 

E sërish gjelbërojnë

Në momente të vështira,
E dëshpërimi,
Dhe fija e barit e dheu
Dhe pema e Globi rënkojnë,
E sërish lidhin fruta
E lëvizin
Drejt jetës, drejt dritës,
E sërish gjelbërojnë.

 

Ketri

Sa herë thyen pa dashur
Ndonjë degëz pyllit të shpirtit
Që kërcet e bën zhurmë,
Me merakun se pikaset
Nga kafshët e egra,
Në shenjë faji
Kafshon këmbën, fortë,
Gati në coptim,
E përpiqet të mos e përsërisë
Më kurrë, këtë gabim.

 

Fluturoi si shpend i lirë

Eh, sa më pëlqen pranë detit,
Të shoh perëndimin e Diellit,
Kur ai i pikturuar me ngjyra mjeshtërore,
Si vala që ndjek të bukurën valë,
Si gjurma që ndjek gjurmën mbi zall,
Si jetët tona të ndryshme,
Kurrë, kurrë,
S’perëndoi çdo natë njëlloj,
Por, ama, i kuq e magjepsës,
Përherë, përherë,
Si shpend i lirë fluturoi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s