Ç’ INDIVIDUALISTE QËNKAM SOT / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
Ç’ INDIVIDUALISTE QËNKAM SOT
 
E kështu, njëri në një dhomë dëgjon të hapen portat,
Unë sikur pikturojë gjith pathos mbi porcelan,
E për ty në sekret nis strofa.
 
Për mua kësaj i thonë, shkrirje si qiri
po edhe…
…si mos të mendoj misterin kur ajri më shndrit me sy të huaj
e i lutem- oi, thuamë ç’farë gjinë ma pushton?
 
Më ndihmon dot ta shkund, o ta përplas në gurë,
o një shteg kockash në muzikë ta mbyll?
Kodrat përmbi flokë as brymë, as prush nuk lënë të pushojnë
si venat nën lëkurë.
 
Po pse të shkruaj pikërisht kështu sot?
 
Ti mbase je lodhur.
 
E di, dashkam të të kem në sy të njomë,
ndaj me cicërimë drejt moteve të panjohura dua të jem zog.
 
Oii, ç’individualiste qënkam sot…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s