Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
Peizazh
Kumbuese
gjuha e valëve shkumëbardha
në breg,
tek puthen
e bëjnë dashuri sirenash.
Në lojën e përjetshme
det-tokë.
Era
u kujton të shkuarën,
legjendën e nimfave,
ndërsa agimi
vjen plot dritë
me diellin kurorë,
ku varkat e vogla
përkundin velat
e këtij peizazhi
në mbretërinë
e trazimit Poseidon!
Dua…!
E dua shkëlqimin e yjeve,
mërmëritjen e burimeve magjepsëse,
ëndrrat për të ardhmen shumëngjyrëshe,
këngën e të dashuruarve në mbrëmje,
Tempujt e shenjtë të së shkuarës së Zotave,
kur shpirti bekohet prej dashurisë fisnike,
Universales së pavdekshme njerëzore.
Lumturi
Më jep pak dritë nga drita jote,
të mendoj se edhe unë jetoj,
të kuptoj vlerën e gjërave që më rrethojnë,
e fjalën profetike të zotit të besoj,
Unë zgjohem, kur të tjerët flenë
e fle në dritë të diellit shpirtzbuluar,
pikturoj ëndrrat me të bukurën hënë
e frymëzimin marr tek të artat yje.
Çdo ditë nisem të arrij tek ty
se jetoj çdo çast e dashuruar,
me flatrat shpresë vazhdoj fluturimin
drejt horizonteve prek lumturinë.
***
Është njerëzore,
të kemi dëshira,
të fshehemi tek njëri-tjetri,
të bëhemi të padukshëm
e të kërkojmë njëri-tjetrin pa ndroje,
për pushtim ndjenjash,
për ndalje të kohës,
klithje me zë,
ofshamë kënaqësie,
çlirim shpirtrash,
për rilindje dashurie.
***
Yjet e dëshirave në qiellin tënd
enden shpresave bamirëse
në kërkim të njerëzve të vërtetë,
rrethuar prej dritës,
ku thyhet vështrimi i të panjohurës,
që struket cepave të padukshëm
nga frika e tretjes mikluese.
E parrezikshme gjendja e pasigurisë,
mbështjellë rreth sekreteve mistike,
kthyer në reflekse lëvizjesh hermetike,
trembur nga humbja e përditshmërisë mbytëse.
Vejushat
Lotë vese ua lagin faqet,
ato stoiket e dhimbjes
me veshjet e tyre
më të zeza se nata.
Të vetmuara bisedojnë me mërzinë
për hijet që u zaptojnë ëndrrat e lodhura
pa asnjë gëzim, duke përgjuar ditët në heshtje,
gra që mësohen të bashkëjetojnë me zinë.
Faleminderit Atunis!
Faleminderit Agron Shele!
Belle parole, che solo l’anima grande della cara amica poetessa Marjeta Rrapaj possono innalzarsi al cielo, brava poetessa
Grazie di cuore Giancarlo!
She writes in sweet words. She writes on various content. Narratives and philosophy.Poemsemerge naturally from her.
Magnificent poems.
She writes beautifully with sweet words on philosophy