KAM VDEKUR… / Nga: Nora Halili

KAM VDEKUR…

 

Nga: Nora Halili

Kam vdekur disa herë… Pa dëshirë, pa vetëdije, nga rrethana të caktuera. Kam kaluar në situata të tilla, ku pa pritur kam gjetur vetën pa frymë, me sytë të fiksuar në një pikë, totalisht e bllokuar nga mekanizmat jetik… Nuk di nëse ju ka ndodhur, por është tmerrsisht e dhimbshme. Të gjendesh para një situate, fakti, shokues, shkatërrues dhe mos të kesh fuqi për të reaguar, me e pakta për t’ja mbathur nga realiteti mbytës. Është një lloj jete a vdekje momentale, është një kalim i pavullnetshëm në hapsira të pa njohura më parë, është një mister që të vesh me një rrobë shtërnguse, sa lëkura dhe shpirti të plasin bashkë…. Nuk di nëse më kuptoni, por në të tilla situata gjithë sa mund të bësh është të ulërish, me zërin e mekur… një herë, dy, tre….derisa të arish të nxjerrësh atë lëmsh që të është mbledhur në fyt, dhe të zhbllokosh mushkëritë e marra peng nga ankthi, dhimbja, tmerri i një humbje, frika, dëshira për të mos egzistuar. Është një luftë mes reales dhe fantazisë, një tmerr që sytë e fiksojnë në muzgun e tyre, një moment vrasës i pamëshirshëm, është një dilemë mbi të gjitha… Po një dilemë. Të jesh, apo të mos jesh ….zgjedhja është e pa shmangshme. Dhe ja, përsëri më serviret mënyra e tmerrit, gjithë kjo gjendje ankthi, frikie, mos era e vdekjes do gjejë dhe derën time, po më mbyt nga pak çdo ditë. Në Karantinë, e izoluar nga bota, dhe me ” vdekjen ” që po avancon çdo ditë në okupimin e dëshirave, ëndrrave, mundësive, deri dhe në qelizat e jetës, po shuhem në idhninë time. Ndryshe nga sa herë kam vdekur, tani vetëzgjedhur e kam… PSE? A duhet?! Jo, kam vendosur të jetoj, një ditë, dy, tre…do ju gëzohem, ngjyrave, Diellit, pranverës. Do ju lumturohem buzëqeshjes, zërave të fëmijëve, do bëhem një prej tyre, do rend rrugëve bosh, do vrapoj, do thërras që njerëzia të kuptojë sa e bukur është liria, jeta e jetuar deri në frymën e fundit. Atëherë kur je më ngusht, nuk duhet të vdesësh, po të përballesh… Fundja, pse jemi në këtë botë?!…Në jetë kam vdekur disa herë, por jo SOT…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s