Poezi nga Leonora Lokaj
Kthehu, hënë e re mbi qiellin tonë
Në këte natë marsi
me sy hijevdekjesh në ballë
t’i prenë flatrat me sqep,
korbat e trembur nën çati përrallash.
tallazet e ëndrrave
mashtruese
veç të lartësuan
do të na kthehesh përseri
si hënë e re mbi qiellin tonë!
Një minut heshtje
Një minutë heshtje
për ushujzat që i thithën damarët
ylberin e zemrës ia thyen në mes
këtij vendi
për ata që edhe magjen
na e paskan vjedhur
kësaj pranvere t’mbytur pikëllimi
po luajnë me gjethet e ndjenjave tona
një minutë heshtje
për ata që qirinjtë e shpresës po na i fikin
netëve plot mëkate po i shtrinë kēmbët e tyre
deri mbi ëndrrat tona
një minutë heshtje
për ata që një ditë
do t’i kafshoj kukama e kësja kohe
e nuk do të kenë kokë për plis të bardhë
një ditë do të flas
historia e pagojë
e mbi rrënojat e mbretërive plot mëkate
do valojnë përseri ëndrrat tona.
Asht koh’ për dashni
Kujtimet n’sfondin e djegun gërryhen nga harrimi
yjet po kjajn strukun n’shtratin boj hane
për pak dashni po thahen heshtun fletet e jetës
andrrat janë tuj dhan shpirt
gurt’ e shpresës po rrokullisen posht shpirtit
vetmia asht e vetmja që vë krýet në zemrat tana…
Asht koh’ për ma shumë dashni!
ZOTI YNË, A JE ATË APO ËMË
O Ati ynë që je në qiell
gjithë i lutemi tëndes madhështi
mjekërqëndisur nga retë bardhoshe
dukesh si Ati ynë të jesh ti
retë e bardha mund të jenë perde
pas të cilave rri një vashë
një syshkruar a sy Helene
që gjithë botën e djegin bashkë
Zoti im që je në qiell
a mund të jesh ti një Orfe e jo më shumë
unë Euridikë e shkuar në ferr
duke pritur që të vish tek unë
Zoti im ku gabova
fytyrën tënde pse askush s’e njeh
në je Ati apo Ëma
dil he burrë e mos u fsheh
shtrije dorën mbi kokat tona
shuaje zjarrin a s’e ndien
ktheje botën në kopsht Edeni
se paqe e ferr këtu i kem
Shkëputur nga libri i fundit “Një puthje prej Jude”.