Poezi nga Mihallaq Qilleri

Poezi nga Mihallaq Qilleri

 

D I T Ë L I N D J A

Ditëlindja jote përkon me rilindjen e hemisferës,
Me shpërthimin e bisqeve të bajameve,
Ditëlindja jote një qiell i trazuar dyshimesh
Mes dimrit që ikën dhe pranverës së tejpashme.

Ditëlindja jote aromë njerëzore shpresash,
Dëshirash të kadifenjta, dëshirash të çmendura,
Për dashuri përtej një jete të shqetësuar,
Një dashuri e marrë shpërdorimesh,
Grisje librash të mykura ligjesh e kanunesh,

Ditëlindja jote përkon me kufirin e ekuinokseve,
Me lindjen e vështirë të diellit pas maleve,
Mes ditës që rritet dhe natës lehonë
Mes meje dhe teje ditëlindja jote!

 

H E S H T J A

Një gisht u zgjat mbi buzët e mia,
Mbi buzët e mia të flakta prej puthjesh gjak
Një gisht që më pengonte përpëlitjen, fjalët,
Lamtumirën ta thoshja më ndalonte pa shkak..

Cepi i parajsës i akullt ngjethshëm po ikte,
Mbi xhama prej avujsh puthjesh-plotë,
Një stinë e mykur pa ngjyra paskëtaj po vinte,
Me diell të ngrirë e sytë me lotë.

Më thoshje se ne do ndaheshin të qetë,
Ashtu, pa britma pasionesh kushedi,
Nuk vdiste kurrë dashuria e vërtetë,
Dikur mund të takoheshim përsëri..

Habia e qetësisë që grisej kështu,
Prej derës së makinës që duhej të hapja,
Mrekullinë e një dhome harruar diku…
Në periferi të mrekullisë po mbartja.

E thellë plaga e ndarjes po hapej
Tragjike njohja, dashuria, gjithçka,
Zemra qe lënduar sa mund të ndalte
Dhe vdekja të mbinte papritur,.. hata!.

Vështrimin tënd dritëhëne shihja,
Përcjellës e ndjekës, tragjik, sy-lotë,
Dhe lutesha të ikja, të ikja, të ikja,
Në takimin me vetminë time të ftohtë,

Dhe bosh-in e kobshëm me vete e mora,
Me drita të fikura ike me shpejtësi edhe ti,
Në një rrugë të shkretë, qyteti,
Një një cep të pluhurosur planeti…

U ndamë pa zë, në heshtje, gjithsesi…

 

TROKET NJE PORTË..

Troket një portë shpirti, sa lart, sa poshtë,
Troket në ajërin e ndenjur të ndjenjës vet.
Troket në humnerën e ëndërrave bosh,
Troket, troket, e askush, nuk dëgjon, s’pyet.

Troket një ndjenjë dremitëse e lënë jetime,
E zhveshur, e lagur nën një shi të butë harrese,
Troket një natë e errët, e verbër në mendime
Një jetë që meket, përpëlitet, një jetë pendese.

Troket… Vetëtin një qiell që ndrin e shuhet,
Mbi ballin, trupin, zemrën, sytë, vetminë,
Nuk mbyllen kështu portat, o grua, o femër,
Mos e vrit aq thjesht jetën, i shuan bukurinë.

Troket një portë shpirti, sa lart, sa poshtë,
Troket në ajërin e ndenjur të ndjenjës vet…..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s