Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

Koktel “poezie”

Ia shton pak vargje kuteliane
Pak çajupiane
Pak fejsbukiane
Një dozë të mirë paftyrësie
Pak ndjenja të mbarsura
Dhe ia jap me pi
Mbretit deledash
Ne prag te ngordhjes
Ai ngritet me të fundit forcë
Të jep një lëvdatë
Ti e ngrit dorën
Jep votën tënde
Qe të bëhet prap mbret
Dhe vazhdon loja meskine
Në karnavale maskash.

 

NEVERITJE

Kjo botë
bardhë
zi
verdhë
leshkuq
leshverdhë
leshzi
dikush në të qan
dikush buzëqesh
dikush vdes e dikush përqesh
gjashtë ditë pikëllim
një ditē gëzim
rrejshëm e me mashtrim
zgjohen gjarpërinjt
flen ndërgjegja
prishet peshorja
rrënohet shtatorja
varrosen zemrat
lart mbi re e keqja
e mira në fund të pusit
i rrituri loz me lodra (armë- virus)
fëmijët piqen para kohe
kështu të humbur
bardhë
zi
e verdhë
me lot e duke u zgërdhi
ia thurim vetvetes fundin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s