Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

PRANVERA E ZHGËNJIMIT TË MADH

“Kur po më l’shojnē andrrat,
po m’kapin dhimbat…”☆

Pranverë me zhgënjimin e shpresës së madhe na erdhe
Duke çelur me blerimin e ethshëm e trishtimin e luleve

Pritnim të na vinin zogjtë qiellit të lirë duke fluturuar
Me ëndrrimin e mallëngjyer në çerdhet e tyre duke kënduar

Erë e zemërimit si shtrigë hapin tënd të ëmbël
e ndali
Na mbylli në karantinë që të përvëlohet e digjet dashuria nga malli

Etjet i puth hije e vdekjes së padukshme që të çon te varri
Me zhgënjim shpresën e madhe na dogj me kohë acari

Mbyllur rrimë dhe nga dritarja e jetës i shikojmë lulet duke çelur
Dhe zogjtë me ëmbëlsinë e cicërimave të na japin forcë për të nesërmen

Por, borë e vonë bie në faqet e pafajësisë ku zë fill jeta
Mbulon buzëqeshjet e luleve me gënjeshtrat e kristalta

Ndarja s’qenka fundi por fillimi i dhimbjeve të plagëve
Gjersa të lidhet dashuria me rrezet e mallëngjyera të shpresave

☆)Varg prej eposit popullor.

 

Në faqet e planetit

Për jetën që e kemi kaq të shtrenjtë
Ēmbëlsisht dashuria na pëshpërit
Dhe sa më e thellë dhimbja që të jetë
Poeti hedh vargje në faqet e planetit

Me strofat e qëndisura i ndez prush
Dhimbjet që thellë në zemër i djegin
Merr ngjyrën e buzëqeshjes me furçë
Dhe në pranvera i shndërron të çelin

Dhe pemët memece me lulet flasin
Nga thesari i shpirtit derdhin nektar
Shpërthim i aromës ndez dashurinë
Që shijon jetën me magji të vargjeve.

 

ZEMRA

E mbyllur në vetvete plot dashuri
Si zogu në kafazin që nuk hapet
Troket mureve pa ndal kërkon liri
Të dalë të fluturojë qiellit të kaltër

Atje ku çel drita mbyllet errësira
Vdekja nuk kërcënon me pabesi
Fshehur rri aty ku nuk e vret liria
E ndjell ta vret jetën tonë përsëri

Në këtë botë të dreqtë lakmitare
Ku mendimet ndryshojnë në çast
Si orë bie në çdo kohë e s’ndalet
Për jetën e hidhur dhe të dashur

Trokitja e saj në errësirën shpellë
Në derën ku futet vetëm dashuria
Shkëlqen me flakën e përmbysur
Të mos mund ta shuajë as vdekja.

 

Në shtratin e mendjes

Në shtratin e mendjes shfaqesh ti
Me ëndërrimin e mallëngjyer përflakesh
Ndriçon shpirti nga zjarr i dashurisë
Terri dalngadalë shndërrohet në hi

Unë çlirohem nga tmerri i vetmisë

Ditëlindje është dita që çel në diell
Dhe kullon dritë me vesën e syrit
Shtratit të mendjes bukuria jote qiell
E paarritshme dalldiset faqeve të jetës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s