Poezi nga Hysen Grajçevci
TUFË NGROHTËSIE NË SHKURT
Tufë rrezesh
në këtë muaj dimri
bie ngrohtësi shprese
shpatullave të dërrmuara
lodhur në vite
iluzioneve shterpe!
NGA KY BREG
Nga ky breg përcjell
buzëmbrëmjet,
ku dielli shuan etjen matanë detit,
më ngjan, sikur me vete ka mbledhur gjithë ngjyrat
përfshirë edhe ato të ylberit!
Këtu nuk pyes për orët e zanat,
ato kanë strehë bjeshkën atje lart mbi maja!
Këtu heshtjen thyejnë pulëbardhat
e nga mesnata si në pasqyrë
shoh si dremitet hëna!
Në vegime mëngjesi ku pik’vesa mbi petale, qëndron si rubin
me pëshpëritin valëzat me ritmin e puthjes së bregut
të atdheut tim në përmallim!
KOMPLOT!
Cezarit i bënë komplot,
para se të nisej në betejë!
E vranë me tradhti
në parlament!
Xhordano Bruno u dogj
Nga “Ata”;
të cilëve u mungonte “truri”,
për të kuptuar teorinë e tij.
Edhe Krishtin e Muhamedin
injorantët i shpallën
“Anti-Perëndi”!
E “kuptoj”
vrasjen e Ukshin Hotit
nga dorë e shkaut!
Po, Hasan Prishtinën
e vrau dora “jonë”!
Kurrë nuk e kuptoj vrasjen e
Havzi Nelës
dhe mënyrën e ekzekutimit të tij!