Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

SA KAM DËSHIRË

TË të vizitoj edhe një here
Të mbaj në gji e të puthë
Fytyrën tënde engjëllore
S’ka ditë që s`të kujtoj
Atë shpirt që ke sa një det

Sa kam dëshirë

Në rrugë të harruara diku
Në Stokholm për skaj detit
Të ndezi një qiri për ty
Për kohët e kaluara në lumturi
Me ty përqafuar si dikur
Të deshta pa kufi

Sa kam dëshirë

Të shikoj sy më sy
E le t`na ndizen ëndrrat flakë
Duke vallëzuar si valët e detit blu
E pastaj marrëzisht të duhemi
Pa limit dhe pa asnjë fjalë

Sa kam dëshirë

Me ty mikeshë e vjetër
Të bëhemi miq përsëri
Para teje ndjenjat gjunjëzohen
Kur jam afër diellit tënd
Të dashurisë së madhe
Sa shpejt na u thinjën flokët
Ah ne të dy atëhere motiii…!

 

BUZËQESHJA JOTE E PRARUAR…

Askush më mirë se ne nuk e njeh
Fushën tek Guri Bardhë, aty ku u takuam
Sa të ri ishim, sa shumë kohë kaloi pa u parë
Portretin tënd kurrë s’e harrova
S’u takuam asnjëherë engjëlli im i bardhë
U ndamë për një fjalë goje
Shumëherë më kishe kërkuar e dashur
Unë s`munda pa ty, dhe ika eu(g)ropës
Desha kurrë mos të takoja prindërit e tu
Mu kanë bërë sytë mjegullnajë e zezë
Vetëm kur jemi së bashku shpirtrat shërohen
Bëhemi si pëllumba e qiellit fluturojmë
Rrënjës s`fjalës nganjëherë i humb kujtimi
Nga pritja që është e rëndë gati sa vdekja
Në këtë boshllëk të gjatë
Eh, po sigurisht ekziston një rreze shprese
Ëndrra të mistershëme më prishin gjumin
E rënd ishte jeta pa ty
Gjethe vjeshte më është bërë jeta në pritje
Vetëm unë e di se sa të ngrohtë e ke zemrën
Në dashuri, shpirtin, buzën dhe syrin e zi
Mungesa jote e gjatë më zbardhëroi flokun
Por dëshirat nuk plaken asnjëherë
Po ma thotë zemëra që do të takoj këtë verë
Ah, ç`më mungon buzëqeshja jote e praruar.

 

NJË BOTË E EGËR

Sonte nga dritarja e shikoj hënën
Vrojtoj yjet që shkëputen nga qielli
Mua më janë tharë buzëqeshjet
Nga kjo kohë e pa kohë
Kjo botë e egër që të hanë të gjallë
Të kapë si dallgët e trazuara të detit
E të humb dikund larg
Atje ku ëndrrat e zeza të trishtojnë
Shpirtshkretin e vockël sa miza
Jetë e keqe ku të këqijtë triumfojnë
Njerëzit kanë ndryshuar e janë bërë
Si ujqit e Sharrit me nëgjyra bardhë e zi
Një deshirë kam, po qielli s`kapet me dorë
S`dimë si ta thyejmë këtë heshtje
Të rënd sa bjeshkët e Zvicrës
Në gjoks më mblidhet një lëmsh zjarri
Dhe më djeg ngadal trupin tim
Dimër, akullnajë në zemërat tona
Ajsbergu kurrë s`do të shkrihet
Sot jam si një zog krahëthyer miqët e mi
Sikur edhe dashuria të na mungojë
S`di se çdo të ndodhte me këtë botë të egër
Këtë natë tik- taku i orës në murë shumë më pengon.

Copyright@Luan Maloku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s