Poezi nga Bajame Hoxha-Çeliku

Poezi nga Bajame Hoxha-Çeliku
 
 
Azem Shkrelit
 
Dikur ke thanë:
“Më mëso të vdes bukur Kosovë!”
Dhe ti ia arrite poet
I re kitarës ma bukur
Dhe shkove në parajsën e përjetshme
Me tinguj kitare
Me këngë universale
Me liri në zemër!
Ah,
Ti poet i poetëve
Sot sa krenar që dukesh!
Ashtu fisnikërisht qëndron dhe tani,
Mes vargut plot jetë
Mes poetëve
Mes lirisë së Kosovës.
Ti e di, gjithmonë je mes nesh
Në çdo takim
Të shohim
Tek shtrëngon duart e shokëve
Si dikur,
Me poezi në duar
Me buzëqeshje në buzë
Me dashuri në zemër
Me Kosovën në shpirt!
Më mëso t’i bie bukur
Ke thanë dikur…
Dhe ti, i re ma bukur, Azem!
Se shpirti yt dinte të këndonte
Bjeshkëve të Sharit
Lëndinave të Kosovës,
Jetës plot larmi.
Dhe tani
Të them unë:
Më mëso vetëm t’i bie kitarës
Më mëso të vdes bukur si ti,
Azem shkreli!
 
 
 
Ah, kudo prush
 
Nga ai vështrim i prushtë
Shpalosa shpirtin e magjepsur
Në ditët e dashuruara.
Tronditje,
Dashuri,
Pasion,
Foli ndërgjegjja si e kapur në kurth.
E mbytur nga lotët e gëzimit,
Pashë magjinë e adhurimit.
Gjithçka u kthye e prushtë
Mori ngjyrë zjarri.
Dhe deti, rrugët
Dielli dhe yjet.
Të gjitha u ndezën,
U bënë flakë.
Dhe s’gjeja asnjë shteg.
Ah, prush, prush kudo prush!
U ndez koha,
Qielli u përflakë,
Me fuqinë e epërme.
Dhe zbritën
Tek buzët e prushta.
Me ngjyrat e ylberi
Oh, i gjithë universi
U dogj!
Ah,
U dogj…!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s