Mbathja…… / Poezi nga Xhemajl Rudi

Poezi nga Xhemajl Rudi

 

Mbathja……

Mbathja fjalës së pa kuptimtë
shikimit dyshues dhe mashtrues
syrit të korbit, të errët si muzgu
Mbathja varfërisë me guxim
të mendimit të trishtë ditëve të afërta
dhe rrënojave sipër dil fitimtar
atje te caku i fitoreve, te kepi i ri
Mbathja kur duhet t’ ja mbathësh
dhe qëndro deri në pa kthim
për lirinë tënde, të syve tu,
të lules së dheut e të qiellit tënd
Mbathja shtigjeve të pa qarta
e në kurrizin e kepit ecë për diell
si në vijën e hollë mes hiqit dhe jetës
aty ku humnera dhe blerimi
puqen e largohen te një fije bari
Mbathja syrit hileqar,
ecë udhës tënde me diell
me yje dhe me hënë,
mbathja prej bujtinës aty,
ku këndon hutini i mbrëmjes
Mbathja korrikut të etur
ku s` ka xixellonja të mbrëmjes
ku shtrohet darka e vjetër
me ushqimin e mykur me gjurmë hardhucësh
Mbathja prej kameleonit e ngjyrës së tij të rremë,
mbathja, mbathja, mbathja.
Por guxo në fjalë, në shikime të largëta
në sy prej qielli guxo, ecë në urën tënde të kohës
gjej shtigje të reja përditë në guximin tënd
dhe ditët e çastet kalohen nëpër fije bari,
aty ku asgjëja ështe hiç, e gjithçka merrë kuptim të freskët
dhe flijohu në fjalë, sepse fjala është pishtari yt i zemrës
Dhe mbathja, dhe guxo, çast për çast,
e shteg për shteg, si kur çelë lulja pranë Flamurit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s