Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

***

Dashuria nuk është humane,
ajo është thjeshtë e gjallë.
Dashuria u takon grimcave,
atomeve, molekulave, neuroneve, qelizave.
Dashuria nuk është meritë,
ajo ndodh sepse duan grimcat.

 

***

Mbi trupin tënd shtrihem
Me trupin tënd mbulohem
E pa formë gjendem në mallin tim
Je pranë meje po i pa prekshëm
Kjo është pafundësia
Por ka raste që dua të jem e vdekshme.

 

***

E dashur sa herë të pata thënë
Mos ju gëzo jetës se je një muzē
Gëzohu vetes se je grua
Dhe mbart me vete dashurinë
Se dashurohet dashuria
Shkrimtari ndaj nuk është e thënë
Në dashuri të bjerë me muzën.

 

***

Asgja nuk ka ndryshu e dashtun
veç mallit tand asgja
Shpesh kam n’drru ditën me natën
Ani s’ka gja
Akrepat e orës sillen pa ngut
Asgja nuk ka ndryshu e dashtun
veç mallit tand asgja
Numrat tana kanë nji vlerë
Kambana e kishës nuk b’zan
Ani s’ka gja
Asgja nuk ka ndryshu e dashtun
veç mallit tand asgja.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s