Cikël poetik nga Agron Shele

Cikël poetik nga Agron Shele

 

Zot…!

Sa herë shikojmë që ngjyrat terren
e honet bëhen gremina të pakapërcyeshme
tek ty kthehet syri i thjeshtë,
tek ty Zot,
e mëshira e duarve të vobektësisë njerëzore shtrihet përpëlitjes së vet
nga kulmet e qiellit ku fronin ke ngritur
e luten
për dritën e shpëtimit,
duke harruar se besimi dhe fati i tyre mbështillet rreth zemrës
dhe degëzimit të brezave arritur gjer tek Ty,
rrënjëve të fshehta
dëshirave të krisura
vdekjes së përditshme të çdo dite
dhe zgjimit me agun e parë
për të shtyrë rrotullën e botës përpara,
të sjellë një shpirt që i gëzohet çastit
e rrëmben një tjetër për ta rikthyer në argjilën e përpunuar të imazhit.

Kambanat bien më shpesh këtë kohë
e vëmendja drejtohet tek tingulli i saj, jehonë e rrugëve të braktisura prej kohësh,
muzikë e përshpirtshme që kalon përmes kupolës veshur me engjëj
shpërndarë në trajta, që sytë fut më thellë zgavrës memorie
e mendimet shpërthejnë pakuptimësisë tonë,
lëkundur në një fener që shquan gjymtimin e një Hëne të rrudhur
për të treguar atë udhëtim të mistershëm
nisur në porta me qemer
e soditur kthinave që afrojnë dritaret nga përtejqielli.

Dikush po thërret në këtë mugëtirë dhe trazim.
Quajeni: Absolut, dritë, dëshëprim ose heshtje,
por ai sërish do klithë,
se qenia e përlyer e ka vendosur në rrezik
rend pa shpresë, pa dritë, pa shpirt
e beftas sot ktheu fytyrën drejt Tij,
të marrë bekimin për ta harruar nesër,
ndërsa Zoti ngjitet me thonj e stërmundim
drejt drejtësisë hyjnore
caqeve të mishit tonë të brishtë
ku çdo trup është hi i humbur nëpër erë
e çdo jetë është çlirim i frymës më të shenjtë.

 

Portës së orakujve

Frymë e ardhur nga fëshfërimë e largët
dhe ndriçim që zbret përmes dritës në fanepsje mëngjesesh
është shkopi më i parë i ditës,
ashtu fshehur pas mjegullave të ngritura pezull
lundruar në hapësira që flatrat kanë shkelur
e zbret në kufijtë e mendjes
kthjelltësisë shpresë
luajtur në shqisa që përpijnë çdo timbër e ngjyrë
të përbotshmes, ku përherë ne humbim.

Si shkronjë e përvuajtur shpëtuar erozionit kohë
shquajmë të padukshmen tonë
dhe egzaltohemi për atë që ka shkuar e sot na identifikon,
burimit të vetëm, të atij rrëzëllimi në copëza të thyera
pasqyruar prapë nesër
e të tjera eksplorime
do rrëzojnë epokën e shkelur,
si simbol dhe dëshirë e zjarrtë
për të mbetur
gjurmë e asaj pjesë jete ku jehona e endur
do i këndojë sërish tokës së lashtë.

…dhe kur porta më e madhe e shpengimit
hapur përmes zotave në orakuj të ngritur stërmundim,
të bindë zemrën, se gjithçka kalon nga engjëjt që përshkojnë universin përqafim,
atëherë çdo zanafillë do gjallërohet
dhe shpirti
flakë e drithërimë
do jetë i vetmi shkëlqim që botën do e shndrijë.

 

Pranverë

Lulet kanë çelur
e bashkë me pranverën farfurijnë,
të bukurat ngjyra
në natyrë e në shpirt
ngjallin dëshirat e fjetura të dimrit
e sjellin
zukatjen jetë
të zogjve që harbojnë kopshtit të trëndafilave.

Dhe lëndinat zgjojnë tjetër fëshfërimë
të ujrave të dëborta që malet shkrijnë
kthyer zhavoreve në ujë, pikërim
ku buzët vendos përherë sorkadhja
dhe humbet me erën, përjetë e lirë.

Pranverë në zemrën e dlirë
aty ku rrahjet kthehen në trokitje
të portave të diellit që hapin çdo kanat
e ftojnë
sofrës së stinës
rrezen e projektuar
të syve të një gjeraqine
që gjegj
e qiejt përpin
kaltërsisë vështrime.

 

Triumf

Në këtë kohë të mjergullt
ku loti mbin qerpikut të syrit
e habitati njeri, i turret vetë njeriut
jeta lëkundet si një anije
ku dallgët janë gati ta përpijnë e mbytin
me lutjen e përbotshme psalteve të vjetra
atje ku nisi dhe vetë zanafilla
që e ngriti në këmbë
e i tha:
hapat e tu shkojnë me erën
ngrihen nga pluhuri kozmik e kthehen po në pluhur
prandaj vdekja nuk ka kufij mes jetës
e jeta ringrihet si triumf mbi vdekjen.

 

Magjia e botës

Magjia e botës është vetë vështrimi thellë,
që depëton skajshëm ngjyrave jetë
të rrëmbejë stinët, ti bëjë kurorë
e të endet me to kohës së pakohë.

Gjithçka fillon kornizës pamje
afishuar në skena të larta qielli,
ku një njollë e brishtë përhumb e tretet
e një rreze ngrohtë kthehet me diellin.

Pastaj ajo potere, natyrës përreth
fashitet në mendje, si britmë e frikshme
të mbytë zhurmat ardhur në kokë
nga përvuajta zbritur fatit të njeriut.

Magjia e botës shfaqet po njësoj
si die, si sot e nesër sigurisht
të gjithë nxitojnë drejt të ardhmes tjetër
që përpara t’ u shfaqet tjetër horizont.

3 thoughts on “Cikël poetik nga Agron Shele

  1. Agron Shele is my favorite poet! His poems are so poetically beautiful and transport you to a world beyond space in a realm of fantasy where your sorrows leavr you and you forget everything transported into the realm of a dream loosing yourself! 😊🧡

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s