Poezi nga Gentiana Kone
HY I GZIMIT
Hy i gzimit, haresë, lumtunisë,
jetës, dritës, paqes,
mirkuptimit, vllaznisë,
shpagimit,
mos lejo të trandet shpirti em
prej dyshimit, trishtimit, mërzisë,
të frikohet prej errsinës, vujtjes,
vetmisë,
askurrë mos të ndjejë zemëratën tande.
Shpërej në Ty Perëndia eme
në këpucën tande të shenjtë
ku fus lutjet e mia
e bares në kopshtin e shpnesës!
XHIXHË NATE
Përqafuar
në k’të masë të butë errësine,
i qeti syu yt
shpërndan një dritë të ngrohtë qiriri.
Në flakën e tij, portreti yt luhatet,
teksa liane gishtash
të ngrohtën cipën time prekin.
Okra e të purpurta rrëshkasin lehtë mbi mollza
e të tuat buzë zhyten
aty ku drita nuk mund të thyhet më.
Sa shumë qënie ndërthuren tek ty i dashtun
e mbi çdo njërën të mushtat puthje vë,
me buzët
tek kërkoj një krehje të përkohshme
në flok’t e tua shpurpurisur mbi jastëk.